Flash News

KRYESORE

Salianji publikon videon nga Devolli: Populli në mbrojtje të bashkisë legjitime, policia mbron ‘6%’-in

Salianji publikon videon nga Devolli: Populli në mbrojtje të

Që prej orës 7:30 qindra qytetarë të Devollit rezistuan dhe bllokuan kryebashkiakun socialist të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryetari i ri i kësaj bashkie  ka shkuar në zyrë që në orën 6:30 të mëngjesit, i shoqëruar nga forcat të shumta policie dhe 30 anëtarë të forcave speciale.

Eduard Duro ka vendosur policët e Forcave Speciale në ambientet e brendshme të institucionit. Por opozita në Bashkinë e Devollit është kundër këtij veprimi, për më tepër që nuk i njeh zgjedhjet.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar sot disa herë  edhe ish deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili publikoi së fundmi një video.

“Populli në këmbë për të mbrojtur bashkinë legjitime,  ndërsa policia e FNSH mbrojnë njeriun e votuar vetëm nga 6 përqind e qytetarëve që është ngujuar brenda prej 3 ditë duke e kthyer bashkinë në fjetore.

Më shumë se 50 forca të FNSh dhe 100 policë ruanin pretendentin për të fjetur qetê, pêr të ngrënë dhe pirë i vetem dhe pa administrstë në zyrat bosh!

Edhe pse ora 16:00 pretendenti vazhdon të fshihet brenda bashkë me polici, qytetarët i dhuruan në mënyrë simbolike krevat për “fjetoren” e uzurpuar!”, shkruan Salianji në postimin e tij.

 

 

 

Të fundit