Flash News

KRYESORE

“SHBA dhe BE pa qëndrim për paketën ‘anti-KÇK’”, Pollo: Rama nuk po i keqpërdor dot më ndërkombëtarët si gjethe fiku

“SHBA dhe BE pa qëndrim për paketën

Ish deputeti i PD, Genc Pollo ka komentuar faktin se SHBA dhe BE ende nuk kanë dalë me një qëndrim sa i takon paketës anti-KÇK’ të miratuar një ditë më parë nga qeveria.

Sipas Pollos, kryeministri Rama po kthehet çdo ditë e më shumë në problem e në një pengesë brenda e jashtë vendit.

“Edi Rama nuk po i keqpërdor dot më ndërkombëtarët si gjethe fiku.

Në dhjetor Edi Rama tha se për ligjin antifjalë ishte marrë vesh 100% me OSBE-në. Përfaqësuesi për Lirinë e Medias në OSBE z. Harlem Désir e përgënjeshtroi një ditë më pas, dhe sërish në janar.

Në 28 janar Edi Rama u kërkoi "autoriteteve italiane" të mohonin ekzistencën e raportit ende konfidencial të policisë italiane i cili dëshmon se në vitin 7 të qeverisë Rama kultivimi i kanabisit u rrit 1200%. Informacioni i plotë mbi raportin u publikua në 27 janar nga RAI3. Autoritetet italiane nuk e bënë këtë deklaratë e prandaj Rama dërgoi vrrik në Itali zv. ministrin e brendshëm Hodaj për të takuar me ngut zyrtarë italianë e për të thënë pas takimeve se raportimet e mediave nuk janë të vërteta. Këtë deklaratë të zv ministrit të tij Rama e shiti në publik si "mohim të ekzistencës së raportit nga autoritetet italiane".

◦ Prej javësh na thotë se ligjin KÇK , i cili po rezulton një vegël shtesë që banditët në pushtet të kapin ç'të mundin sa pa ikur, e ka kopsitur me amerikanët dhe europianët. Dje si Ambasada e ShBA-së po ashtu edhe Delegacioni i Bashkimit Europian e bënë hasha Ramën edhe në këtë çështje.

Rama po kthehet çdo ditë e më shumë në problem e në një pengesë brenda e jashtë vendit”, shkruan Pollo.

Zbardhet drafti i qeverisë, si do të sekuestrohet pasuria e ‘KÇK-së’ nga ‘Komiteti’ brenda vitit dhe cilat janë strukturat në varësi   

Të fundit