Flash News

KRYESORE

SHBA refuzon Dakon: Rama e Braçe fshihen pas teatrit dhe futbollit

Në Partinë Socialiste kanë zgjedhur t'i fshihen vendimit te DASH, që shpalli ‘non-grata’ ish-kryebashkiakun e plotfuqishëm te Durresit, Vangjush Dako me akuzën e përfshirjes në korrupsion madhor. Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë koment për njeriun e besuar të tij, duke u fokusuar vetëm ne çështjen e “Teatrit Kombëtar”.

Që prej publikimit të lajmit të martën në orën orën 14:30, kreu i qeverisë ka publikuar 14 statuse ne Facebook, duke sjellë pohimet e aktorëve për rrëzimin e godinës, por asnjë qëndrim për Dakon.

Në disa raste është përfshirë edhe në replika me komentuesit në ‘Facebook’, por duke ‘qëndruar’ gjithnjë larg Dakon, që tani nuk do të këtë mundësi të udhëtojë në SHBA.

As Erion Braçe, zv/kryeministri i qeverisë nuk ka pasur guximin të shprehet. Në disa reagime në “Instagram”, rrjeti i tij social i preferuar, Braçe i ka kushtuar rëndësi më shumë futbollit. Numri dy i ekzekutivit është përfshirë në disa replika me mbrojtësin e Kombëtares Andi Lila, që e akuzon se përdor këtë sport për qëllime politike.

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla çdo problem e shikon të kreu i PD, Lulzim Basha. Nga qyteti i Cërrikut, ku mori pjesë në konstituimin e kreut të ri të Bashkisë, Andis Salla, Balla doli garant se ata do të mbajnë çdo premtim të dhënë në fushatën e 30 qershorit, pa harruar te permend serish Bashen.

“Fjala e dhënë mbahet, duhet vetëm dëshira për punë. Sot ishim “sëbashku” me Lulezim Bashën në Cërrik. Ne për të filluar punët e mëdha që na dha përgjegjësia historike e 30 Qershorit, ndërsa Luli për llafet dhe rrenën e radhës. Siç thoshte Jozefina, Luli t’rren edhe kur e pyt sa asht ora”, deklaroi ai.

Dako vazhdon të mbajë ende dy detyra mjaft të rëndësishme në Partinë Socialiste, atë të  koordinator i qarkut të Durrësit dhe anëtar kryesie i PS-së.

 

 

 

Të fundit