Flash News

KRYESORE

Shehi flet për 11 deputetët e rinj: Nuk i konsideroj tradhëtarë

Shehi flet për 11 deputetët e rinj: Nuk i konsideroj

Për ish-deputetin Dashamir Shehi, 11 deputetët e rinjë që kanë pranuar të bëhen pjesë e parlamentit nuk janë tradhëtar. Sipas tij, faji qëndron përzgjedhja e emrave nga kryetarët e partive. “Këta i ka vu në listë kryetarët e partive dhe është një turp për kryetarët e partive që kanë vënë këto. Unë jam aleat me Bashën. Ata që kemi vënë ne nuk na kanë qëlluar tradhëtor. Unë nuk dua t'i konsideroj tradhëtor”, deklaroi Shehi në emisionin ‘Arena’ në Ora News.

Po ashtu, Shehi u shpreh kundër pjerjashtimit të atyre që nuk pranian të digjnin mandatet e deputetëvë, pasi moralisht janë të larguar nga Partia Demokratike.

“Unë jam nga ata që nuk mendoj si kolegët nga Partia Demokratike, që thonë përjashtoni ata që pranojnë mandatin, unë nuk jam prej këtyre, sepse më duket si stalinizëm. Lëri atje ku janë s'ka nevojë t'i përjashtojmë fare, këta i përjashton morali politik, nga ana juridike nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Ne po mbivlerësojmë disa personazhe kot fare”, përfundoi Shehi.

Opozita e re voton “pro” nismave të qeverisë në ‘Rama’ në Parlament

Të fundit