Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shembja e teatrit, Rama flet për ‘Le Monde’: Informacioni i cunguar shndërrohet në një gënjeshtër të madhe
Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetën prestigjioze ‘Le Monde’, e cila pak ditë më parë e cilësoi një ‘akt barbar’ shembjen e godinës së teatrit Kombëtar në mes të Tiranës.
Sipas kryeministrit, kjo ngjarje solli zemërimin e partive opozitare që sipas tij organizuan një demonstratë masive ku dy oficer të policisë të përfundonin në spital të plagosur, si dhe lajme të rreme.
Shkrimi në ‘Le Monde’
“Budallallëku dhe mençuria janë kaq të lehta për t’u kapur, po aq sa sëmundjet infektive”, ka shkruar William Shakespeare. “Pra, zgjidhini miqtë tuaj me kujdes”, shtoi ai. Dikush mund ta pyes veten se çfarë do të mendonte Shekspiri, virtuozi i madh i Teatrit për këtë fenomen të mjerueshëm që ne e quajmë sot dezinformim dhe epideminë e të pavërtetave.
Kështu që ai do të shqetësohej për të parë se sa gënjeshtra dhe lajme të cunguara po përhapen në botën tonë sot, duke kërkuar që e vërteta së pari të tërhiqet përmes baltës përpara se të dilte dhe pastaj të pushtonte, ndërsa faktet më pas duhet t’i nënshtrohen një kalimi të gjatë të shkretëtirës përpara se të arrinin në mënyrë të sigurt.
Në maj të vitit 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës urdhëroi njëzëri shkatërrimin e ndërtesës së ish-Teatrit Kombëtar në Tiranë, pas deklaratave të përsëritura për një kohë të gjatë nga agjencia kombëtare shqiptare përgjegjëse për inspektimin e ndërtesës, sipas të cilit kjo ndërtesë nuk ishte më e sigurt dhe më pas duhej të prishej, duke i hapur kështu rrugën ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar në të njëjtin vend.
Një kompleks i ndërtuar në vitin 1939
Ndërkohë që kishte filluar puna për prishjen e godinës së Teatrit, disa parti politike organizuan një demonstratë masive ku për fatin e keq u përshkallëzua, duke bërë që dy oficer të policisë të përfundonin në spital.
Nuk pati asnjë protestues të plagosur. Ndërsa kritikët e projektit të ri, në realitet mjaft të paktë në numër, na akuzuan për fshirjen e një elementi jetik të trashëgimisë kombëtare dhe historisë kulturore. Ky është edhe një ilustrim i përsosur që tregon se si informacioni i cunguar në mënyrë të pashmangshme shndërrohet në një gënjeshtër të madhe, duke i shtuar kësaj fatkeqësinë e botës, siç e thotë aq mirë Albert Camus.
Ashtu sikurse shprehen edhe ekspertët e trashëgimisë, të cilët janë shprehur me kalimin e kohës sa herë që ky argument kthehet në rendin e ditës, nuk kishte absolutisht asgjë jetike për këtë strukturë të shkatërruar, të ndërtuar në 1939-n si një vend argëtimi për forcat pushtuese italiane që jetonin në Tiranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një projekt i ri i paraqitur në vitin 2018
I ndërtuar me tallash të parafabrikuar dhe ashkla druri, misioni i tij ishte i përkohshëm. E vërteta të detyron: Ndërtesa e Teatrit Kombëtar asnjëherë nuk është klasifikuar si një monument i mbrojtur. Me gjithë këtë histori të zymtë, opozita politike shqiptare ka arritur të ndërtojë një legjendë sipas së cilës kjo ndërtesë e rrënuar, e projektuar dobët dhe pa unitet estetik ishte zemra dhe shpirti i kulturës shqiptare. Për ironi, disa prej tyre kur ishin në qeveri, kërkonin madje të ndërtonin një teatër të ri diku tjetër dhe ta shembnin për të ndërtuar një qendër tregtare në vendin e tij.
Duke marrë këtë informacion pa verifikuar faktet, shumë burime të medieve përdorën fjalë shumë të ashpra për këtë prishje si një ilustrim të tendencave autoritare, madje përdorën si krahasim edhe Hitlerin.
E gjitha kjo, pa verifikuar faktet dhe pa përmendur fare procesin e saktë të konsultimit publik me qytetarët që u zhvillua në lidhje me këtë teatër dhe që zgjati dy vjet e gjysmë. Planet për Teatrin e ri u zbuluan për herë të parë në një takim në 2018, i transmetuar edhe në televizion, me pjesëmarrjen e artistëve dhe të gjithë palëve të interesuara, gjithashtu edhe të autorit të projektit të ri, arkitektit danez me famë botërore, Bjarke Ingels.
Një projekt i ri i aprovuar nga shumica
Pasuan 12 konsulta publike të ndjekura nga zyrtarët e bashkisë së qytetit. U zhvilluan gjithashtu dhjetëra takime gjithëpërfshirëse me institucione, aktorë të veçantë, krijues, prodhues, arkitektë, ekspertë të trashëgimisë kombëtare dhe akademikë. Përgjatë këtyre dy viteve, një shumicë shumë e qartë e aktorëve shprehën marrëveshjen e tyre për projektin e një teatri të ri kombëtar: 101 artistë nga 103 anëtarët e Teatrit Kombëtar deklaruan mbështetjen e tyre përmes një peticioni, ku kërkuan ndërtimin e një godine të re në vendin e ndërtesës së vjetër. Teksa këtë vit ne festojmë 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë, projekti i ri do të japë një kontribut pozitiv në peizazhin urbanistik të Tiranës, një qytet që ne e kemi modernizuar me sukses duke ruajtur, rivendosur dhe forcuar trashëgiminë arkitekturore, historike dhe kulturore të pamohueshme.
Rinovimi arkitekturor i Tiranës
Këto përpjekje madje janë shpërblyer përgjatë viteve me çmime të shumta ndërkombëtare, ku i fundit ishte çmimi prestigjioz Europian i Barcelonës për sheshin qendror të Tiranës si hapësira më e mirë publike e ndërtuar në Europë tre vjet më parë, në 2017. Duhet shtuar se ne sapo kemi mbaruar punimet e rinovimit total të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, prej 12.000 metrash katrorë si dhe një teatër të ri multifunksional në qendër të qytetit, të pajisur me dy salla me 450 dhe 150 vende, pasi rikuperuan një zonë të vjetër industriale, të braktisur për 25 vjet.
Megjithatë për fat të keq, unë pres që një pakicë e parëndësishme, por aktive të vazhdojë të shpërndajë broshurat dhe deklaratat e rreme për një ndërtesë historike që nuk ka qenë asnjëherë.
Lexo edhe: Aurel Plasari: “Le Monde” një mijë e njëqind
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38