Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Agim Kajmakut, reagon shkurtimisht Edi Rama

Shkarkimi i Agim Kajmakut, reagon shkurtimisht Edi Rama

Vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkarkimin dhe heqjen e mandatit të kreut të bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Rama u pyet nga gazetarët pas mbledhjes me koordinatorët e veriut në selinë e PS dhe shkurtimisht kryeministri u përgjigj: Institucionet janë institucione.

Ndërkohë, pak ditë më parë kur ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’ në tv Klan, Rama tha se kushdo që kapet me shkelje në formularin e dekriminalizimit do të shkojë në burg.

“Kush kapet me gënjeshtër në formularin e dekriminalizimit, do të shkojë në burg. Nuk e gjen dot se çfarë ka para 10 vjetësh? Ne do ta bëjmë tani ndryshe. Të mos regjistrohen më kandidatura, një ditë para se të fillojë fushata, por një muaj përpara pasi duhet të verifikohet nga Prokuroria dhe Policia, dhe nëse dalin të dënuar, do të futen në burg”, tha Rama në “Opinion”.

Fshehu dënimin në formularin e dekriminalizimit, KQZ shkarkon nga detyra kryebashkiakun Agim Kajmaku

Të fundit