Flash News

KRYESORE

Shkarkimi/ Komisioni i Venecias në Tiranë, Meta njofton konferencë shtypi

Shkarkimi/ Komisioni i Venecias në Tiranë, Meta njofton

Një ditë pas takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias, presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë shtypi me gazetarët sot në orën 17.00 në ambientet e presidencës.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë sot një konferencë shtypi në ora 17:00 në ambientet e institucionit, me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Ndërkohë, në një prononcim të shkurtër për mediat, Kaarlo Tuori, që është drejtues i delegacionit u shpreh se takimet me faktorin politik në Tiranë kanë qenë të frytshme dhe se kanë krijuar një ide të qartë për çështjen në fjalë, megjithatë opinioni do të jepet në datë 11 Tetor.

Të fundit