Flash News

KRYESORE

Shkrimi për Bashën, çfarë shkruante Endri Fuga para se të fshihej artikulli i 'Bild’

Gazeta gjermane ‘Bild’ publikoi vetëm për disa orë një artikull lidhur me çështjen e financimit të pretenduar rus për PD me titull “A qëndron Rusia pas fushatës kundër anëtarësimit në BE”.

Ndër të tjera, gazeta shkruante se “Opozita shqiptare, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH), po përpiqet me të gjitha forcat të rrëzojë kryeministrin socialist. Përdoren jo vetëm mjete demokratike: Fushatat e dyshimta në internet, dokumentet e nxjerra dhe regjistrimet komprometuese janë shpërndarë qëllimisht. Me sa duket është një nga lobistët më me ndikim në botë.

Sipas dokumenteve të Departamentit të Drejtësisë të SHBA, strategu politik i zënë kanadez Nick Muzin mbështet kundërshtimin e Shqipërisë”.

Megjithatë, disa orë më vonë shkrimi i fshi, por megjithatë pati jo pak reagime.

Mes tyre edhe Endri Fuga, drejtori i Komunikimit pranë kryeministrit Edi Rama, i cili i referohet gazetës se “ka thënë haptas të vërtetën”.

Një ditë pas publikimit, Bild fshin artikullin “për lidhjet e Bashës me rusët”

Të fundit