Flash News

KRYESORE

Shkupi i përgjigjet negativisht ftesës ruse për anëtarësim në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik

Shkupi i përgjigjet negativisht ftesës ruse për

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev mohoi ftesën ruse tu anëtarësuar në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik.

“Maqedonia Veriore nuk është ftuar të anëtarësohet në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik (EEU).  Ndoshta ka një lloj mur mbrojtës rreth kësaj qeverie, kështu që ne as nuk e morëm atë thirrje. Dhe kjo as nuk na vjen në mendje”-tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse kishte një ftesë nga ana e Rusisë për anëtarësim në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, gjatë Forumit Ekonomik Eurasian në Verona, Itali. Sipas diplomatit rus, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt brenda EEU sesa në BE.

Ftesa vjen vetëm disa ditë pas një vendimi negativ nga Presidenti Francez Emmanuel Macron.

Nga ana e Shqipërisë nuk ka pasur ende një reagim pas ftesës.

Rusia ‘fërkon duart’ pas refuzimit nga BE, ftesë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në EEU

 

Të fundit