Flash News

KRYESORE

Rusia ‘fërkon duart’ pas refuzimit nga BE, ftesë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për t'u anëtarësuar në EEU

Rusia ‘fërkon duart’ pas refuzimit nga BE, ftesë

Pak ditë pas përgjigjes negative që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën në samitin e 18 tetorit në Bruksel lidhur me datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE, ‘hyn në lojë’ Rusia.

Dy vendet aspirante kanë marrë një ftesë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Ekonomik Eurasian (EEU), nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, gjatë Forumit Ekonomik Eurasian në Verona, Itali.

Sipas diplomatit rus, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt brenda EEU sesa në BE.

"Jam i sigurt që vendet, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE dhe së fundmi “u ngrinë”"nga Brukseli, mund të gjejnë më shumë mirëkuptim në Bashkimin Ekonomik Euroazian", tha Chizhov.

Ftesa e Rusisë në vendet e Ballkanit për t'u anëtarësuar në Bashkimin Ekonomik Euroaziat vjen vetëm disa ditë pas qëndrimit negativ nga ana e presidentit francez Emmanuel Macron për të vënë veton ndaj një date për fillimin e negociatave të pranimit në BE midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Bjellorusia është i vetmi vend evropian që po merr pjesë në EEU.

Më herët, edhe ‘Financial Times’ shkruante se Ballkani përbën një rajon me interes të veçantë për trazira nga ana e Rusisë, Turqisë dhe Kinës, duke marrë si shembull rastet e përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet e Malit të Zi, financimin e islamit politik në rajon nga Turqia dhe zgjerimin e influencës së ekonomisë së Kinës.

Russia invites Albania, North Macedonia to join the Eurasian Union

Refuzimi i Shkupit dhe Tiranës, media franceze: ‘Nga gabimi historik i BE’ mund të përfitojnë Turqia, Kina dhe Rusia

Të fundit