Flash News

KRYESORE

Shqipëria jashtë listës së DASH për investimet, reagojnë Vasili dhe Tabaku: Shkak pastrimi i shfrenuar i parave të pista

Shqipëria jashtë listës së DASH për investimet,

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë reaguar ashpër ndaj Qeverisë, pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të nxjerrë Shqipërinë jashtë listës ku bizneset amerikane orientohen të investojnë.

Petrit Vasili thekson se klima e biznesit në Shqipëri po përjeton absolutisht momentin më të keq dhe më negativ të saj. Ai bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për këtë situatë për shkak se po pastron në mënyrë të shfrenuar paratë e krimit dhe të drogës.

“Kjo qeveri piramidë po i çon shqiptarët drejt një tragjedie ekonomike dhe sociale të përmasave tepër të mëdha”, shprehet kreu i grupit parlamentar të LSI.

DASH godet Arben Ahmetajn dhe nxjerr jashtë loje Sonila Qaton: Shqipëria, jo vend ku duhet të investojnë bizneset amerikane

Reagimi i Petrit Vasilit:

Perjashtimi nga DASH-i i Shqiperise si vend atraktiv,mesazh shume i rende per klimen e biznesit.

Nje mesazh shume i rende per klimen e biznesit vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Raport i Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me klimën e biznesit për vitin 2018 (“Investment Climate Statements for 2018”) nuk e ka përfshirë fare Shqipërinë, ndryshe nga një vit më parë, pra 2017, ku Shqiperia ishte pjesë e listës së vendeve,që SHBA i sugjeron investitorve amerikanë për të bërë biznes.

Ky eshte mesazhi me i rende per klimen e bisnesit ne Shqiperi,por dhe per biznesin e huaj qe do te donte te investonte ne Shqiperi.

Klima e biznesit ne Shqiperi po perjeton absolutisht momentin me te keq dhe me negativ te saj.

Klimen e biznesit e ka perkeqesuar,dekurajuar dhe deprimuar pastrimi i çfrenuar i parave te pista ne Shqiperi,per te cilin Departamenti Amerikan i Shtetit ngriti alarmin pak muaj me pare duke rikthyer Shqiperine ne Listen e Zeze te vendeve qe pastrojne masivisht parate e droges krimit,trafikut te qenieve njerezore,korrupsionit etj.

DASH raportonte:

“Shqipëria ka një ekonomi të madhe ‘cash’ dhe informale, me flukse domethënëse parash që hyjnë nga jashtë në formën e remitancave. Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qënieve njerëzore”.

Kryeministri dhe qeveria kane vetem dhe vetem nje objektiv shkaterrimin e biznesit te ndershem dhe ndertimin e autostradave te pastrimit te parase, ndaj grabisin pronen publike,japin token e Gardes se Republikes,

shkaterrojne Teatrin,shpartalluan Tiranen me kulla dhe dhe rrembejne qindra miliona euro ne koncesione pirate qe i dhurohen perdite krimit te organizuar.

Shqiperia po rreshqet shume rrezikshem drejt kolapsit ekonomik.

Qeveria ne ikje po ndjek strategjine e tokes se djegur me moton "te rrembejme ç'te mundemi dhe pas

nesh le te behet qameti".

Kjo qeveri piramide po i çon shqiptaret drejt nje tragjedie ekonomike dhe sociale te permasave teper te te medha.

Reagimi i Jorida Tabakut:

Vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit për të përjashtuar Shqipërinë nga lista e vendeve mikëpritëse të bizneseve amerikane është dënim për ekonominë tonë.

Të mos jesh vend mikpritës për bizneset amerikane do të thotë se në Shqipëri ka klimë armiqësore ndaj tyre me taksa të larta, ka konkurencë të pandershme nga paratë e pista të trafikut të drogës dhe korrupsionit, ka përqendrim të ekonomisë tek një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës.

Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të mos e konsideruar Shqipërinë si një vend miqësor për bizneset amerikane nuk është një rrufe në qiellin e hapur të një vendi të qeverisur nga narkotrafikantët dhe oligarkët.

Kohët e fundit Dhoma Amerikane e Tregtisë ka theksuar klimën armiqësore ndaj biznesit, por në vend të reagimit për të ndryshuar situatën, kryeministri Rama ka sulmuar publikisht, Kryetarin e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Thuajse në të gjitha raportet, Dhoma Amerikane e Tregtisë kundërshton rritjen e taksave dhe pengimin e investimeve serioze amerikane nga burokracitë. Apo thënë ndryshe nga korrupsioni, që është edhe një nga kriteret e përdorur nga Departamenti amerikan i Shtetit për futjen e Shqipërisë në listën e zezë të vendeve jomiqsore për biznesin amerikan.

Opozita e ka denoncuar me forcë këtë sjellje të qeverisë, për shkak të së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi më i fuqishëm ekonomik në botë, partneri ynë strategjik, renditet në vendet e fundit sa i takon investimeve të huaja në Shqipëri.

  • Sot në Shqipëri nuk ka më vend për investitorë amerikanë, sepse ato i kanë zënë investitorët rusë e gjeorgjianë.
  • Sot të vetmit që marrin tendera janë miqtë e kryeminsitrit.
  • Sot çdo PPP jepet nga qeveria pa garë, me ofertë të pakërkuar.
  • Sot ligjet bëhen me emra biznesesh.
  • Sot praktikisht në ekonomi nuk ka më garë.

Sot në Shqipëri nuk ka investitorë amerikanë dhe invstitorë të tjerë të huaj, sepse askush nuk investon në një vend ku çdo pushtet e ka marrë kryeministri. Askush nuk investon në një vend ku Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë është asgjesuar nga kryeministri.

Zgjidhja e vetme për këtë krizë të thellë politike dhe ekonomike është çlirimi i qeverisjes, çlirimi i tregut nga oligarkia, paratë e pista të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ka ardhur koha për një ndryshim rrënjësor!

Shqipëria nuk mund të jetë më vendi që punon për pasurimin e kryeministrit, disa ministrave dhe një grushti oligarkësh e bosësh të krimit të lidhur me ta.

Partia Demokratike është e vetmja forcë që mund ta kthejë ekonominë në duart e sipërmarrësve dhe tregtarëve të ndershëm, të rikthejë Shqipërinë në vendin më mikpritës për investimet amerikane dhe investimet e tjera të huaja në rajon!

Nëpërmjet ndryshimit të Ligjit Antimafia, ne do t’u kthejmë shqiptarëve çdo qindarkë dhe çdo pasuri publike, të grabitura nga qeveria e krimit dhe e korrupsionit.

Të fundit