Flash News

KRYESORE

Shtimi i infeksioneve me Covid-19, Manastirliu paralajmëron penalizime për subjektet që nuk respektojnë masat: Asnjë tolerim

Shtimi i infeksioneve me Covid-19, Manastirliu paralajmëron penalizime

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor të Tiranës, për intensifikimin e kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë anti-COVID.

Ministrja theksoi se nuk do të tolerohet asnjë rast i shkeljeve të protokolleve të sigurisë për mbrojtjen nga virusi nga ana e subjekteve.

“Unë e di që ju keni qenë në terren çdo ditë dhe keni bërë një punë të mirë deri tani, me më shumë se 70 mijë inspektime, por nuk duhet të ketë tolerancë për shkelësit të cilët bëhen më pas burimi i përhapjes së infeksionit pasi tolerojnë në aktivitetin e tyre, duke mos zbatuar rregulla të thjeshta dhe më pas do të na duhet një punë shumë e madhe për të këputur zinxhirin e infeksionit.

E them edhe njëherë ne jemi këtu për të bërë detyrën, për të bërë të mundur që rregullat duhet të zbatohen. Kjo është një luftë që s mund të fitohet vetëm. Këto veprime në normalitetin e ri do të kthehen në edukatë. Ne do duhet të rikujtojmë që të rekomandojmë”, tha Manastirliu.

Kujtojmë se ditët e fundit në Shqipëri kanë shënuar një rritje të theksuar të rasteve me virus. Dita me më shumë raste ishte dje, kur u shënuar 82 të infektuar, ndërsa sot shifra ra në 50.

Bie numri i të infektuarve, sa persona u konfirmuan me covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Të fundit