Flash News

KRYESORE

Bie numri i të infektuarve, sa persona u konfirmuan me covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Bie numri i të infektuarve, sa persona u konfirmuan me covid-19 në

50 raste të reja janë konfirmuar me coronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Kjo shifër sjell kështu edhe uljen e numrit të rasteve të konfirmuara me covid-19 gjatë ditëve të fundit, sidomos ditën e djeshme ku u shënua një numër rekord rastesh, 82 persona.

"Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.

Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë", sqaron Ministria e Shendetesise.

Lexo edhe: U prek nga covid-19, humb jetën një grua nga Tirana në Infektiv

Të fundit