
Flash News
Sherr me sende të forta në një rezidencë në Lundër, dyshohet për një të plagosur
Funerali i Papa Françeskut, 4,000 policë do të mbikëqyrin sigurinë nesër në Vatikan
Video/ Minatori i zhgënjyer djeg teserën e PS
Aksident në “Plepat e Kardhiqit”, gjermani përplas këmbësoren në Gjirokastër
Dhunoi punonjësen e OSHEE, shpallet në kërkim 38-vjeçari në Tiranë

nga Mustafa Akyol/ Hudson Institute
*Studiues në Cato Institute (ShBA), i fokusuar te Islami, moderniteti dhe politikat publike
Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm në parlamentin kombëtar, më 10 Prill 2018, Presidenti i fuqishëm i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, pati një bisedë të shkurtër me ministrin e tij të Arsimit në atë kohë, Ismet Yilmaz, pjesë të së cilës u transmetuan pa dashje në televizion, pavarësisht mikrofonit të fikur.
Ishte një skenë interesante: në mes të fjalimit, Erdogan ftoi ministrin Yilmaz në podium dhe e pyeti për "raportin për deizmin" që aleati i tij kryesor politik, Devlet Bahceli, kishte përmendur në një fjalim tjetër, vetëm disa orë më parë. Kur ministri, me shumë respekt, u përpoq t'i shpjegojë presidentit gjetjet e këtij raporti, Erdogan u dëgjua duke thënë: "Jo, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë."
Raporti në fjalë ishte përgatitur disa javë më parë nga një degë lokale e Ministrisë së Arsimit dhe paralajmëronte qeverinë e Erdoganit për "përhapjen alarmante të deizmit midis të rinjve". Studimi zyrtar zbuloi se edhe në shkollat fetare të sponsorizuara nga shteti, d.m.th., shkollat e mesme ‘Imam Hatip’, nivelet e regjistrimit të të cilave janë rritur në epokën e Erdoganit, falë stimujve të qeverisë dhe rekrutimit - një numër i madh i studentëve po e humbnin besimin në Islam. "Në vend që të shkojnë deri në ateizëm," përfundoi raporti, "shumica e këtyre të rinjve (që humbasin besimin e tyre) po zgjedhin deizmin." Kjo do të thotë, përkundër përpjekjeve gjithëpërfshirëse të qeverisë Erdogan për të kultivuar një "brez të ri të devotshëm", një pjesë e konsiderueshme e të rinjve të Turqisë po zgjedhin besimin në një Zot të përcaktuar në mënyrë të paqartë, ndërsa ndahen me besimin islam.
Kjo prirje shoqërore është vërejtur vitet e fundit edhe nga shumë turq të tjerë, dhe është bërë biseda e ditës në vend. Qindra artikuj në median e shkruar dhe dhjetëra diskutime në TV kanë provuar pyetjen, "Pse rinia jonë rrëshqet në deizëm?". Në prill 2018, Ali Erbas, kreu i Drejtorisë për Çështje Fetare (Diyanet), së pari refuzoi tërësisht raportet për përhapjen e besimit deist, duke mohuar mundësinë që "çdo anëtar i kombit tonë mund të interesohet për një nocion të tillë pervers" (si deizmi].” Por, pesë muaj më vonë, drejtoria e Erbasit i “shpalli luftë” deizmit.
Murtaja e ‘deizmit' e Turqisë: Pse tani?
Cila është forca shtytëse pas kësaj "murtaje deizmi", siç e quajnë konservatorët fetarë të Turqisë? Disa ekspertë pro-Erdogan kanë gjetur përgjigjen, në atë që është bërë gurthemeli i botëkuptimit të tyre: Komploti perëndimor. Sipas televangjelistit popullor musliman Nihat Hatipoglu, për shembull, deizmi u injektua në kombin e lavdishëm turk nga "imperialistët" që duan të dobësojnë Turqinë, kur ajo më në fund po bëhet përsëri e madhe dhe muslimane. Sipas Ali Erbas, kleriku i lartë i qeverisë, forca e vërtetë që qëndron pas rrëshqitjes së të rinjve turq në deizëm janë "misionarët" perëndimorë, të cilët kinse janë duke u bashkuar për të tërhequr të rinjtë në deizëm "për t'i larguar nga Islami" dhe më pas për t'i bërë të krishterë.
Sidoqoftë, për turqit e tjerë, e gjithë polemika e deizmit nuk paraqet një komplot të madh, por një ironi të madhe: Në Turqi, një komb i cili shpesh është krenuar me te qenët "99 përqind mysliman", ky mërgim i paparë nga Islami po ndodh në një kohë kur ata që e përkrahin Islamin - Islamistët, përfshirë Presidentin Erdogan dhe besnikët e tij në Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet, janë më të fuqishëm politikisht se kurrë.
Në fakt, mund të argumentohet, kjo nuk është as ironi, por një shkakësi e kuptueshme: ka një ikje nga Islami sepse islamistët janë në fuqi. Ndërsa sundimi i AKP-së ka qenë në mënyrë të pangatërrueshme autoritar, i korruptuar dhe mizor, disa prej atyre që janë zmbrapsur nga fuqia dhe axhenda e saj gjithashtu janë ndjerë të zmbrapsur nga Islami.
Shumë prej tyre po argumentojnë pikërisht këtë në Turqi. Njëri prej tyre është Temel Karamollaoglu, drejtuesi i Partisë së vogël Felicity, e cila, ashtu si AKP, është me rrënjë në islamizëm, por që megjithatë ka bashkuar forcat me opozitën kryesore sekulare kundër regjimit të Erdoganit. "Ekziston një perandori e frikës, një diktaturë në Turqi nga ata që pretendojnë se përfaqësojnë fenë," tha Karamollaoglu në qershor 2019. "Dhe kjo po i largon njerëzit nga feja." (Partia e vogël e Karamollaoglu përfaqëson një pakicë në rritje të konservatorëve fetarë të cilët janë të ngopur me regjimin e Erdoganit. Këta votues turq kanë gjithashtu platforma të reja në dy parti të reja politike të kryesuara nga ish-figura kryesore në AKP që janë prishur me Erdoganin: "Partia e Ardhshme" e udhëhequr nga ish kryeministri Ahmet Davutoglu, dhe "Partia e Shelbimit" udhëhequr nga ish-cari i ekonomisë Ali Babacan.)
Një kritik tjetër është sociologu turk me qendër në ShBA Mucahit Bilici - një mysliman i devotshëm - që e përcakton nxitimin drejt deizmit si një pjesë e "krizës së religjionit në islamizmin turk". Pasi mposhti përfundimisht sistemin sekularist kemalist, ai vëren se, "Feja e Turqisë ka filluar të marrë frymë lirisht." Megjithatë, si rezultat, "Feja turke është vendosur në provë, dhe ndërsa ka arritur sukses politikisht, ka dështuar shpirtërisht." Rritja e deizmit, shton Bilici, është rezultat i këtij dështimi dramatik. Ai shton se:
Ky proces, duhet të theksohet, ka pak të bëjë me laïcitétin Kemalist, projektin e sekularizimit të udhëhequr nga Mustafa Kemal Ataturk. Përkundrazi, është një sekularizim organik, tërësisht qytetar dhe që ndodh jo me urdhër të, por përkundër shtetit. Eshtë pasojë e një ndriçimi lokal, indigjen, një lulëzim i ndjenjave post-islamike. Të zhgënjyer nga pretendimet fetare të prindërve të tyre, të cilat i perceptojnë si hipokrite, brezi i ri po zgjedh rrugë shpirtërore të individualizuara dhe një refuzim të heshtur të traditës.
Teherani: "Kryeqyteti më pak fetar në Lindjen e Mesme"
Ajo që ka ndodhur në Turqi në dekadën e kaluar është vetëm një formë më e butë e asaj që ka ndodhur në Republikën Islamike të Iranit gjatë katër dekadave të fundit. Edhe atje, pjesa më e betuar në Islam e shoqërisë, e cila ishte margjinalizuar për rreth një shekull nën një regjim laik, mori pushtetin me një zell revolucionar. Në Iran, Revolucioni Islamik, i cili filloi në 1979, ka qenë më i qartë, i papritur dhe i përgjakshëm. Revolucioni që ka vazhduar gjatë pushtetit të AKP në Turqi, në të kundërt, ka qenë më i nënkuptuar, gradual, demokratik dhe relativisht paqësor. Megjithatë, në të dy vendet, është e drejtë të thuhet se Islami erdhi në pushtet politik me një hakërrimë - por vetëm për të prodhuar pasojat më të paqëllimta.
Ky është rasti, sepse në Iran, ambicia e revolucionit të vitit 1979 për të ri-islamizuar shoqërinë iraniane ka arritur sukses, të paktën pjesërisht, në arritjen e së kundërtës: de-islamizimin e Iranit. Vizitorët e huaj në Teheran shpesh vëzhgojnë këto pasoja në jetën e përditshme. Një vizitor i tillë ishte Nicolas Pelham, korrespodent i The Economist për Lindjen e Mesme. Ai u arrestua nga inteligjenca iraniane për javë të tëra në verën e vitit 2019, përpara se të mund të raportonte këto vëzhgime:
Përkundër reputacionit puritan të Iranit, Teherani mund të jetë kryeqyteti më pak fetar në Lindjen e Mesme. Klerikët mbizotërojnë në titujt e lajmeve dhe luajnë kryepleqtë në telenovela, por unë kurrë nuk i pashë në rrugë, përveç në billboarde. Për dallim nga shumica e vendeve myslimane, thirrja e namazit është pothuajse e padëgjueshme. Ka pasur një fushatë të shfrenuar për ndërtimin e xhamive të reja, por më shumë njerëz grumbullohen në galeritë e artit të premteve sesa në shërbesat fetare ... Alkooli është i ndaluar, por shpërndarja në shtëpi është më e shpejtë për verën sesa për picat ...
Në sigurinë e shtëpive të tyre, gratë shpesh largojnë mbulesat e kokës kur bisedojnë në internet. Sallat e errëta të kinemasë ofrojnë paqe nga policia e moralit që zbaton disiplinën. Në kafene gratë lejojnë që shajet e tyre të bien çlirshëm. Më të guximshmet shëtisin të zbuluara nëpër rrugë, duke rrezikuar dhjetë vjet burg ... Irani e quan veten teokraci, por feja ishte shumë e vështirë për t’u lokalizuar dhe konservatorja dukej e mënjanuar, si të ishte pakicë.
Kjo mungesë e përhapur e devotshmërisë është vetëm një aspekt i dështimit të zellit të revolucionit iranian për ri-islamizim. Aspekti më i rëndë është apostazia e drejtpërdrejtë nga Islami - që Republika Islamike dëshiron ta shmangë duke e ndëshkuar me dënim me vdekje. Siç shkrova diku tjetër, Irani duket të jetë qarku numër një me shumicë myslimane sa i takon numrit të ‘dezertorëve’ të fesë. Shumë nga këta ish-muslimanë adoptojnë krishtërimin, duke e bërë kishën iraniane me "rritjen më të shpejtë" në botë. Sipas në një studimi, numri i përafërt i të konvertuarve iranianë nga Islami në Krishtërim nga 1960 në 2010 është rreth 100,000. Një studim më i fundit vlerëson se numri varion midis 250,000 dhe 500,000. Disa prej këtyre të konvertuarve fshehtas praktikojnë besimin e tyre të ri në Iran; të tjerët ikin jashtë vendit për të shpëtuar jetën.
Apostatë të tjerë iranianë nuk kovertohen në Krishtërim, por bëhen përkundrazi «të pazot». Njëri prej tyre është Azam Kamguian, një aktiviste feministe që mezi i mbijetoi Revolucionit iranian, u zhvendos jashtë vendit dhe shkroi disa libra duke përfshirë Godlessness, Freedom from Religion & Human Happiness. Në një vëllim tjetër, ajo shkruan me pasion se si, në Iranin e pas 1979, "Islami shkatërroi jetën, ëndrrat, shpresat dhe aspiratat e tre brezave radhazi". Sigurisht, forca që i bëri këto gjëra nuk ishte vetë Islami, por Republika Islamike. Sidoqoftë, me sa duket, është e lehtë t’i bësh bashkë të dyja në Iranin pas-revolucionar.
Një valë laike në botën arabe
Po për botën arabe? Kjo është sigurisht një skenë e madhe dhe e larmishme, që strehon njëzet e dy vende të ndara, me histori dhe sisteme të ndryshme politike, së bashku me kompozime të dallueshme sektare, etnike ose fisnore. Sidoqoftë, në të gjithë botën që flet arabisht, është e mundur të shihen shenjat e një valë të re laike.
Disa nga këto shenja u kapën kohët e fundit nga Arabo-Barometri, një rrjet kërkimesh me bazë në Universitetin Princeton dhe Universitetin e Miçiganit. Në sondazhet e mbajtura në gjashtë vende arabe - Algjeri, Egjipt, Tunizi, Jordan, Irak dhe Libi - studiuesit zbuluan se "arabët po humbin besimin te partitë dhe udhëheqësit fetarë." Prandaj, në një hapësirë kohore prej pesë vjetësh, pjesa e irakianëve të cilët thonë se nuk besojnë te partitë me bazë islamike, ishte rritur nga 51 në 78 përqind, dhe "besimi në partitë islamike" në vendet e lartpërmendura kishte rënë nga 35 përqind në 2013, në 20 përqind në 2018. Shkuarja në xhami gjithashtu kishte rënë më shumë sesa 10 pikë mesatarisht, dhe pjesa e atyre arabëve që e përshkruanin veten "jo fetarë" ishte rritur nga 8 përqind në 2013, në 13 përqind.
Pse po ndodh kjo? Një përgjigje është se shumë gjëra të tmerrshme kanë ndodhur së fundmi në botën arabe në emër të Islamit. Këto përfshijnë luftërat civile sektare në Siri, Irak dhe Jemen, ku shumica e luftrave janë bërë në emër të Zotit, shpesh me tmerre brutale. Miliona viktima dhe spektatorët e këtyre luftërave kanë përjetuar tronditje dhe zhgënjime me politikën fetare, dhe një pjesë e tyre filluan të bëjnë pyetje më të thella.
Një nga ata që i bëri ato pyetje të vështira dhe e gjeti përgjigjen për humbjen e fesë së tij është Abu Sami, një piktor 52-vjeçar në Bagdadi, i cili foli për NBC News në prill 2019 si një nga "ateistët e fshehtë të Irakut". "Ne dikur dëgjonim që Islami është feja e paqes, por ISIS-i silleshin si monstra, barbarë dhe më keq". Dhe nga kjo, ai nxori një verdikt më të gjerë: “A është kjo një fe paqësore? Nuk është aspak, dhe nuk dua të jem pjesë e një feje të tillë”.
Një qytetar tjetër irakian, intelektuali islamist dhe studiuesi Ghalib al-Shahbandar, gjithashtu e sheh këtë dinamikë dhe, si një besimtar, shqetësohet për të. "Një valë ateizmi do të përmbytë Irakun për shkak të praktikave të gabuara të partive islamike", paralajmëron ai. "Ato i kanë detyruar njerëzit të shmangin Islamin dhe fetë e tjera."
Në Sirinë fqinje, të shqyer nga brutaliteti i ISIS-it dhe pasuesve të tyre, si dhe nga regjimi mizor i Bashar al-Asadit, ekziston një prirje e ngjashme: "Rritja e apostazisë midis të rinjve sirianë". Në mes të gjithë dhunës dhe kaosit, shkrimtari sirian Sham al-Ali vëren se, "kritika ndaj fesë është bërë më e guximshme, dhe se shumë të rinj sirianë, veçanërisht në Europë, janë duke braktisur stilin e jetës fetare që kishin përkrahur më parë në shtëpi." Ai gjithashtu shton: "Përtej qëllimit individual, media sociale arabe është plot me kritikë antifetarë që kërkojnë me zell rishikimin e miteve fetare ose t’i përqeshin ato.
Në Sudan, një tjetër eksperiment i hidhur me islamizmin ka ndodhur. Nga viti 1989 deri në vitin 2019, kombi kryesisht musliman afrikan jetoi nën sundimin autokratik të kolonelit të kthyer në president, Omar al-Bashir. Protestat publike në fillim të vitit 2019 — ose “Revolucioni Sudanez” - e rrëzuan al-Bashir-in nga pushteti, dhe zbuluan gjithashtu korrupsionin e tij tronditës: vetëm në rezidencën e tij, forcat e sigurisë gjetën mbi 350 milion dollarë në cash. Ishte një mësim publik që "një njeri që gjithnjë kishte emocionuar duke folur për fillimet e tij modeste" vetëm sa po fshihte "përpjekjen glutonike për të zhvatur brezat". Dhe publiku e nxori vërtetë atë mësim. Sipas fjalëve të Abdelwahab El-Affendi, një akademik i shquar musliman me seli në Katar, në Sudanin post-revolucionar, "Islamizmi filloi të nënkuptojë korrupsionin, hipokrizinë, mizorinë dhe mosbesimin. Sudani është ndoshta vendi i parë vërtet anti-islamik në terma popullorë. ”
Por çfarë është në të vërtetë islamizmi?
Mund të jetë e dobishme, në këtë pikë, të theksohet se këtu po flasim për tendenca të lidhura, por të dallueshme. Zhgënjimi me Islamizmin - në Turqi, Iran, Sudan dhe gjetkë - mund të çojë në zhgënjimin me vetë Islamin. Kjo mund të çojë deri në ateizëm, ose në deizëm, ose në Krishtërim. Ose thjesht mund të çojë në dëshirë për një besim më pak të politizuar. Ky i fundit është sigurisht i pranishëm në të gjitha kontekstet "post-islamiste", dhe në fund të fundit mund të dëshmohet si një prirje më thelbësore sesa braktisja në shkallë të plotë e Islamit.
Sidoqoftë, nuk është aq e thjeshtë të ndash mjeshtërisht islamizmin nga islami kryesor sunit ose shia. Islamistët - parti të tilla si Vëllazëria Myslimane në Egjipt - mund të politizojnë më tej fenë, dhe grupet terroriste po shtojnë një element të çoroditur të dhunës së dëshpëruar. Sidoqoftë, ajo që ata të gjithë kërkojnë nuk është gjë tjetër përveç Sheriatit, tradita juridike e Islamit, interpretimet kryesore të të cilit janë plot me urdhëra që vështirë të pranohen nga një këndvështrim modern. Shembuj do të përfshijnë ekzekutimin e apostatëve dhe blasfemuesve, goditjen me gurë të shkelësve të kurorës, amputimin e duarve të hajdutëve, rrahjet publike për të gjitha llojet e mëkateve, kodet e veshjes të imponuara për femrat, epërsinë e burrave mbi gratë, epërsinë e muslimanëve mbi jo-muslimanët, etj., dhe idenë e përgjithshme të një shoqërie të mbyllur që nuk është vetëm e frymëzuar nga feja, por edhe e policuar prej saj.
I ndjeri Muhamed Shahrur (vdiq më 2019), intelektuali publik sirian, pikëpamjet reformiste të të cilit për Islamin janë diskutuar gjerësisht në botën arabe, e kishte theksuar këtë pikë: që problemi po vjen jo vetëm nga islamistët, të cilët mund të kenë një program specifik politik për të zbatuar Sheriatin, por edhe nga studiuesit kryesorë tradicionalë – ulamma-t që mbështesin të gjitha interpretimet arkaike të Sheriatit. Në një nga shkrimet e tij, ku ai ftoi muslimanët për "arsye kritike", Shahrur shkroi:
Fillimisht, ne menduam se Islamizmi do të shpjegohet si një devijim nga tradita e shëndoshë e studiuesve, dhe ne prisnim që studiuesit të hedhin poshtë islamistët dhe ambiciet e tyre agresive për të politizuar Islamin dhe për të islamizuar të gjithë botën. Sa të befasuar ishim kur dëgjuam jo një fjalë dënimi nga studiuesit tanë të nderuar, por përkundrazi shpjegime ligjore që në thelb i mbështesnin molotovët islamistë. Ne atëherë kuptuam se interpretimet e ulemma-ve për apostazinë, [xhihadin] dhe [luftën], në fakt nuk ishin shumë të ndryshme nga qëndrimet e islamistëve.
Nga ky këndvështrim, zhgënjimi bashkëkohor me Islamin nuk është vetëm për shkak të islamistëve (qoftë të përkufizuar si lëvizje politike të ngjashme me Vëllazërinë Myslimane, apo terroristët më radikalë), por edhe për shkak të klerit konservator - Sunit, Salafit, ose Shia - të cilët mbështesin pikëpamjet fetare që kundërshtojnë nocionet moderne të lirisë, barazisë dhe të drejtave të njeriut.
Merrni për shembull Mbretërinë e Arabisë Saudite, e cila kohët e fundit ka kundërshtuar me zemërim llojin e islamistëve të Vëllazërisë Myslimane, por gjithashtu ka imponuar formën më të rreptë të Sheriatit në vend. Autoritetet saudite gjithashtu kriminalizojnë, paralelisht me terrorizmin, "çdo thirrje për mendim ateist në çfarëdo forme, ose vënien në pikëpyetje të bazave të fesë islame." Megjithatë, siç vërehet nga gazetari Hakim Khatib, "shumë qytetarë në mbretëri po ia kthejnë shpinën Islamit, "dhe disa prej tyre po e bëjnë të qartë në faqe internetit të tilla si "Sauditët pa fe". Dhe një nga motivimet e tyre duket se është vetë lloji mizor i Islamit të imponuar mbi ta, së bashku me mundësitë e kohëve moderne për një botë alternative. Sipas fjalëve të Khatib:
Ndër të tjera, mbase ajo që kryesisht i shtyn Sauditët të braktisin fenë e tyre është kodi i rreptë dhe dehumanizues i ligjit të islamit i shoqëruar me akses të lehtë në informacion dhe komunikim masiv.
Madhësia reale e këtij mërgimi nga feja është e vështirë të dihet - pasi nuk ka sondazhe, dhe shumica e njerëzve janë diskretë - por duket mjaft serioze, jo vetëm në Arabinë Saudite, por edhe monarkitë fqinje arabe, që çon në shqetësimin e mediave mbi një "tendencë në rritje e të rinjve në shoqëritë tona të Gjirit për t'u bërë ateistë.”
Interneti, dhe posaçërisht media sociale, luan një rol kryesor këtu siç theksohet shpesh - por jo thjesht si bartës të "mendimit të paZot" nga jashtë, siç besojnë zakonisht konservatorët, por hapësira më të lira ku zhgënjimet e brendshme mund të shprehen dhe ndahen, siç tregon Abdullah Hamidaddin në librin e tij për vitin 2019, Tweeted Heresies: Saudi Islam in Transformation. Ekziston një humbje besimi te brezi i ri, Hamidaddin tregon, edhe me përvojën personale, jo vetëm për shkak të pyetjeve që ata bëjnë, por edhe për shkak të "dyshimit dhe zhgënjimit me përgjigjet e dhëna lehtësisht nga studiuesit fetarë që kanë autoritetin tradicional.”
Tregime të ngjashme vijnë nga Maroku, ku politika dhe ligjet janë relativisht të buta, por një konflikt midis Islamit tradicional dhe vlerave moderne janë ende të pranishme. Një nga ata që e morën atë konflikt si arsye për të hequr dorë nga Islami është ish-muslimani Muhamed që foli me një akademik perëndimor. Ajo që e bëri atë ateist, me sa duket, ishte vetëgjyqësia e bashkatdhetarëve të tij myslimanë:
Shkaktari kryesor për humbjen e tij të besimit ishte fakti i shikimit të besimtarëve myslimanë që e konsideronin veten "si poseduesit e vetëm të së vërtetës unike dhe autentike". Kjo e fundit përfshinte besimin se "myslimanët, dhe vetëm myslimanët, kanë të drejtë të hyjnë në parajsë." "Dhe pjesa tjetër e botës?", pyeti Muhamedi: "Unë kisha një shok shkolle, nëna e të cilit ishte me origjinë hebreje. Nuk mund ta mendoja atë grua aq të mirë në ferr”. Në mënyrë të ngjashme, ai u ndje i zmbrapsur nga hadithet - thëniet që i atribuoheshin Profetit Muhamed - të cilat dukeshin "si asgjë tjetër përveç moralit për gratë, jobesimtarët, luftërat etj.”
Ateistët e tjerë marokenë raportojnë arsye të ngjashme për humbjen e besimit. Për Abdullahun, një ish-mysliman, arsyeja kryesore ishte urrejtja ndaj homoseksualëve që ai hasi në qarqet islamike. "Si mund t'i dënojë Zoti homoseksualët për mëkatet e tyre," pyeti ai, "nëse Zoti i krijoi ata?" Për një tjetër ish-mysliman, zmbrapsësi ishte "habia e shkaktuar nga çështje morale si pabarazia gjinore."
Të gjitha këto janë arsyeja pse, të gjithë ummah-ët, nga Afrika e Veriut në Azinë Jug-Lindore, islamistët dhe klerikët konservatorë po paralajmërojnë myslimanët kundër vlerave moderne, të tilla si liria individuale, liria e fjalës ose barazia gjinore. Në Malajzi, u dhanë predikime në xhami kundër "liberalizmit dhe pluralizmit", ndërsa ish-kryeministri i saj dënoi "të drejtat e njeriut". Në Arabinë Saudite, Ministria e Arsimit zhvillon një program qeveritar në shkolla, për të ndërtuar "imunitet" kundër " liberalizmit”, "sekularizmit" dhe "perëndimorizimit". Në Turqi, intelektualët që mbështesin regjimin Erdogan po festojnë atë që ata e përshkruajnë si "krizën e demokracisë liberale".
Islami në krizë
Të gjitha anekdotat, vëzhgimet, raportet dhe statistikat që kam përmendur deri më tani janë copëza nga një histori shumë më e madhe: Që civilizimi i madh islam është në një krizë të madhe. Kjo mund të tingëllojë si një deklaratë shumë e gjerë për disa veshë perëndimorë, por në fakt ajo mund të merret si një gjykim i drejtë nga shumica e myslimanëve bashkëkohorë, përfshirë islamistët dhe konservatorët që kam kritikuar deri më tani. Ata nuk do të pajtoheshin me mua thjesht se për çfarë lloj krize bëhet fjalë.
Për shumë, por veçanërisht islamistët, kriza është kryesisht politike: Që nga heqja e kalifatit, myslimanët nuk kanë shtete ose udhëheqje të forta që janë në gjendje t'i mobilizojnë dhe unifikojnë në mënyrë që të kapërcejnë konfliktet e brendshme, të mposhtin armiqtë e jashtëm (zakonisht Perëndimi dhe Izraeli) dhe të arrijnë sukses në botë. Shoqëritë myslimane janë gjithashtu të përmbytura nga ide devijuese "jo-islamike" - nëse jo edhe agjentët e paguar dhe kolonat e pesta - të imperialistëve, ndërsa ata vetë vazhdojnë "të flenë". Për t’u zgjuar, shtojnë zakonisht islamistët, myslimanët kanë nevojë për një lëvizje pararojë (e cila shpesh janë vetë ata), ose një “Saladin të ri” (i cili shpesh është udhëheqësi i tyre karizmatik), që do të rivendosë unitetin mysliman dhe do të ringjallë lavdinë tonë të vjetër.
Konservatorët do të pajtoheshin me frymën e këtij argumenti, por ata zakonisht do të shtonin se kriza e tanishme ka një komponent moral themelor gjithashtu - nëse vetëm në kuptimin që ne myslimanët nuk jemi aq të devotshëm. Për dallim nga myslimanët më të hershëm, konservatorët argumentojnë, ne myslimanët e ditëve moderne kemi marrë përfitime dhe kënaqësi tokësore në vend të atyre qiellore. Si pasojë, ne humbëm bekimet e Zotit dhe fuqinë shpirtërore të fesë sonë.
Me fjalë të tjera, si Islamistët ashtu edhe konservatorët do të argumentojnë se teoria që kemi pranë - tradita islamike - është e përsosur, ndërsa ne vetëm dështojmë në praktikën e saj. Dhe pas çdo praktike të dështuar, ata lehtësisht mund të thonë: "Por ky nuk është Islami i vërtetë", duke shpresuar se praktika tjetër do të funksionojë. E vërteta e hidhur, sidoqoftë, është se ne myslimanët kemi një problem me vetë teorinë. Dhe veçanërisht në atë nivel që Islamistët dhe konservatorët e shohin traditën islamike si të patëmetë: të vlerave.
Ja çfarë dua të them. Deri disa shekuj më parë, vështirë se dikush në botë do të kritikonte civilizimin islam për vlerat e tij. Pjesët e tjera të botës, përfshirë Europën, nuk kishin asgjë më të mirë për të ofruar. Kur katolikët dhe protestantët po masakronin njëri-tjetrin gjatë Luftës së Tridhjetë viteve (1618-48), për shembull, Perandoria Osmane multi-fetare dukej si një fener tolerance. Në mënyrë të ngjashme, kur hebrenjtë u persekutuan në Spanjën katolike në mesin e shekullit të 15-të, shumë prej tyre ikën në civilizimin islam për të gjetur siguri dhe liri.
Sidoqoftë, me ngritjen e modernitetit liberal, bota ka ndryshuar në mënyrë dramatike - me siguri për mirë, të paktën për sa i përket vlerësimeve. "Të drejtat e njeriut" janë bërë një vlerë "universale", e pranuar nga një pjesë e madhe e njerëzimit. Kështu është bërë një e vërtetë intuitive që askush nuk duhet të detyrohet të besojë në një fe, dhe se të gjithë individët duhet të jenë në gjendje të jetojnë jetën e tyre ashtu siç ata e gjykojnë të arsyeshme, për sa kohë nuk dëmtojnë askënd tjetër. Në mënyrë të ngjashme, barazia e të gjithë njerëzve përpara ligjit, pavarësisht fesë, racës apo gjinisë së tyre, ka krijuar një sens të ri drejtësie dhe ndërgjegjeje.
Fetë tradicionale, të cilat kanë lindur të gjitha shumë para epokës moderne, duhej të adaptoheshin - dhe shumica prej tyre e bënë. Protestantët hoqën dorë nga persekutimi i "heretikëve" dhe "shtrigave" duke i djegur ata në turrën e druve ose me ndonjë mjet tjetër të tmerrshëm. Katolikët, historia e gjatë e të cilave përfshin episode të zymta siç janë Kryqëzatat dhe Inkuizicioni, u rezistuan ideve moderne siç janë sekularizmi politik ose liria fetare edhe në shekullin e 20-të. Por Kisha më në fund hodhi një hap të madh përpara me Këshillin e Dytë të Vatikanit të viteve 1960 dhe deklaratën e tij liberale, Dignitatis Humanae. Judaizmi, i cili pothuajse asnjëherë nuk kishte fuqinë politike për të përndjekur ndokënd, por prapëseprapë kishte një komunitarizëm të rreptë, kaloi nëpër Haskalah, ose Iluminizmin Hebre, i cili i ndihmoi hebrenjtë të integroheshin në shoqërinë moderne - dhe madje ta ndihmonin shpikjen e saj.
Në Islam, megjithatë, ne ende nuk e kemi ndërmarrë atë hap të madh liberal. Autoritetet kryesore në shumë vende me shumicë myslimane, ende mbështesin një botëkuptim dhe jurisprudencë para-moderne, konflikti i të cilit me vlerat moderne është i pamundur të fshihet. Thjesht nuk duket bindëse të thuash, "Islami është fe e paqes", ndërsa shton, "por ne vrasim këdo që apostatizohet prej tij". Në mënyrë të ngjashme, nuk ka shumë kuptim të insistosh, "Islami tregon respekt të madh ndaj grave", ndërsa ne kemi tekste autoritative se si ta rrihni gruan në mënyra të përshtatshme.
Rruga përpara: Modernizmi Islamik
Pra, kriza e madhe e civilizimit të madh islam gjenerohet nga konflikti midis atyre myslimanëve që duan të mbështesin këtë botëkuptim dhe jurisprudencë para-moderne (dhe, shumë më keq, ta imponojnë atë për të gjithë të tjerët), dhe të tjerëve që kanë pranuar vlerat liberale moderne. Disa ndër këta të fundit, veçanërisht ata që jetojnë në Perëndim pa ndjerë presionin e islamistëve dhe konservatorëve, mund të shmangin problemin - por vetëm për t'u përballur me të kur ata shikojnë mësimet tradicionale më me kujdes. Ebrahim Moosa, profesor i Studimeve Islame në Universitetin e Notre Dame, përshkruan se si "myslimanët bashkëkohorë të arsimuar fetarisht" mund të stepen:
Kur këta muslimanë modernë, vëzhgues, dëgjojnë predikime dhe mësime të dhëna në xhami ose lexojnë fatva të lëshuara nga ulemma-të, ndjeshmëria dhe sensi i tyre i zakonshëm shpesh tronditet dhe fyhet. Por, ajo që ata po dëgjojnë është sunizëm i vërtetë.
Vetë Moosa është një proponent i kujdesshëm i rrymës së tanishme të quajtur "modernizëm islamik", ose "progresivizëm islamik", që është përpjekja për të rilexuar referencat themelore të Islamit - Kurani dhe Sunna, ose praktika e Profetit - duke i vendosur ato në kontekstin e tyre historik, dhe pastaj ri-interpretimi i tyre, jo-fjalë për fjalë, në dritën e kontekstit modern. Kjo rrymë lindi në shekullin e 19-të, me reformatorë politikë si Otomanët e Rinj ose reformatorët fetarë si egjiptiani Muhamed Abduh apo indianin Syed Ahmad Khan, të cilët ndërtuan bazën intelektuale të asaj që historiani Christopher de Bellaigue e ka quajtur me të drejtë Iluminizmi islamik. Në shekullin e 20-të, modernizmi islam u shtrydh nga rrethi vicioz i konfliktit midis autoritarëve laikë dhe islamistë (dhe nganjëherë u kooptua nga njëra prej këtyre anëve të fuqishme), por u artikulua më tej nga intelektualë si Fazlur Rahman Malik, i cili ofroi një interpretim të ri hermeneutik të Kuranit dhe një studim kritik analitik të Sunna-s.
Modernizmi islamik është i ngjashëm me atë që bënë të krishterët dhe hebrenjtë ndërsa përqafuan modernitetin liberal: besnik ndaj rrënjëve të veta fetare, ndërsa vlerëson arritjet e arsyes. Daniel Philpott e bën këtë analogji me mençuri në librin e tij të vitin 2019, Religious Freedom in Islam, ku ai tregon se si rruga e katolicizmit drejt Dignitatis Humanae mund të jetë një shembull që Islami të rritë "farat e lirisë" së tij, të cilat janë me të vërtetë të pranishme në Kuran dhe në Sunna.
Si një mysliman që është munduar nga këto çështje, unë besoj se kjo rrugë - modernizmi islamik - është me të vërtetë mënyra më e sigurt përpara për ummah-in. Eshtë rruga e të qëndruarit besnik ndaj themeleve të Islamit, ndërsa jo vetëm përqafon vlerat moderne të rrënjosura në ndërgjegjen bashkëkohore njerëzore, por gjithashtu i harmonizon ato me besimin tonë. Eshtë një vizion i ngjashëm me përvojën e botës anglo-saksone, ku feja, liria dhe përparimi modern shpesh shkonin krah për krah, në vend që të ishin rivalë të hidhur.
Sidoqoftë, nëse modernizmi islam mbetet i margjinalizuar, ummah do të ndahet edhe më shumë midis dy ekstremeve: Konservatorët dhe Islamistët që duan të ruajnë dhe madje të ringjallin një epokë të tejkaluar, dhe myslimanët me mendje moderne që do të shtyhen më tej në "deizëm". ateizëm, dhe lloje të ndryshme të sekularizmit militant. Do të jetë një përvojë e ngjashme me atë që ka përjetuar Franca, ku feja dhe liria dolën si forca konfliktuale, duke zhytur shoqërinë në luftëra të hidhura të kulturës.
Deri më tani, disa prej tyre tashmë kanë ndodhur në civilizimin islam. Por shumë më të hidhura, nëse jo edhe të përgjakshme, mund të vijnë luftërat e kulturës, veçanërisht nëse konservatorët dhe islamistët ruajnë mënyrat e tyre joliberale, intolerante dhe supremaciste. Lidhja e ngurtë e konservatorëve me traditën, dhe përpjekjet autoritare të islamistëve për ta imponuar, tashmë kanë gjymtuar shoqëri dhe shkatërruar shumë individë. Nëse nuk ndryshojnë kurs, mund të ketë vetëm më shumë gërmadha.
*Përktheu: Politiko.al
Të fundit




I riu që u plagos sot në Farkë është djali i ish-deputetit të PD
25 Prill 2025, 21:52


Andres Pastrana: CDI qëndron fuqishëm pranë PD, ka treguar vendosmëri
25 Prill 2025, 20:57
Sherri te rezidenca në Lundër, reagon policia: U plagos një 19-vjeçar
25 Prill 2025, 20:48
Video/ Mziu kërkon votën mbi kalë: Derë më derë si në kohën e Skënderbeut
25 Prill 2025, 20:33


Sherr me sende të forta në një rezidencë në Lundër, dyshohet për një të plagosur
25 Prill 2025, 20:02
Funerali i Papa Françeskut, 4,000 policë do të mbikëqyrin sigurinë nesër në Vatikan
25 Prill 2025, 19:40
Berisha në Tiranë: Lehtësira dhe subvencione për ata që kthehen në Shqipëri
25 Prill 2025, 19:32
Berisha: Shqiptarët shpenzojnë për ilaçe 4 herë më shumë se për bukën
25 Prill 2025, 19:19
Rusia dhe Irani forcojnë raportet me një marrëveshje për gazin
25 Prill 2025, 19:02
Video/ Minatori i zhgënjyer djeg teserën e PS
25 Prill 2025, 18:45
Aksident në “Plepat e Kardhiqit”, gjermani përplas këmbësoren në Gjirokastër
25 Prill 2025, 18:36
Begaj dhe Osmani kryejnë homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Vatikan
25 Prill 2025, 18:17
Dhunoi punonjësen e OSHEE, shpallet në kërkim 38-vjeçari në Tiranë
25 Prill 2025, 18:04



Ra nga lartësia teksa punonte në Golem, ndërron jetë 62-vjeçari
25 Prill 2025, 17:15
Gjenerali rus vritet në një shpërthim me bombe në Moskë
25 Prill 2025, 16:58


Tiranë/ 22-vjeçarja e dehur thyen pajisje, babë e bir e godasin me grushte
25 Prill 2025, 16:20
Takim me Metën në burg? Majko: E kam shok rinie, por do krijonte keqkuptime
25 Prill 2025, 16:13

Tre vjet pritje për një vendim gjykate, sekretarja: Si puna jote kemi 5000 veta!
8 Korrik 2021, 21:42
Meta: Rritja e pensioneve do të fillojnë menjëherë me votën për Nr. 1
25 Prill 2025, 15:29
Trump: Krimea do të qëndrojë me Rusinë, Zelenskyy e di këtë
25 Prill 2025, 15:20
Shpyllëzimi i heshtur nga prerjet e paligjshme, zjarret, minierat dhe harresa
25 Prill 2025, 15:11
Sfidat e Hënës së Re, mundësi për këto dy shenja
25 Prill 2025, 15:01
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, shoferi gjerman përplas 38-vjeçaren
25 Prill 2025, 14:49

Lëkundet turizmi në mars, të huajt ranë me 2.7 për qind
25 Prill 2025, 14:31
Paqja Fiskale në Shqipëri: Një marrëveshje e rrezikshme me të kaluarën
25 Prill 2025, 14:24
Shiste kanabis në Kombinat, arrestohet 25-vjeçari
25 Prill 2025, 14:19

Rama show me aeroportin e Vlorës, a do përfundojë i braktisur si Kukësi?
25 Prill 2025, 14:01


Incidenti në Dibër, Berisha: Provokacion i ulët i bixhozgjiut Blendi Klosi
25 Prill 2025, 13:32
Drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi i policisë në Vlorë
25 Prill 2025, 13:27
Gjendet sasi tritoli jashtë lokalit në Kurbin, forcat xheniere në vendngjarje
25 Prill 2025, 13:11
PD denoncon në SPAK kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu
25 Prill 2025, 12:55

Gruaja hidhet nga kati i tetë i pallatit në “Don Bosko”
25 Prill 2025, 12:34

Programi i PD për mjekësinë/ Alimehmeti: Shëndetësia ka nevojë për reforma urgjente
25 Prill 2025, 12:20
Video/ Zjarr në New York, shqiptari: Mora sendet personale dhe 11 vota kundër Ramës
25 Prill 2025, 12:09


Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjitshme e RTSH
25 Prill 2025, 11:40


Përplasen dy makina në tunelin e Kalimashit, tre të plagosur
25 Prill 2025, 11:05
Gjimnazisti vret shokun dhe plagos tre të tjerë
25 Prill 2025, 10:59
Dështon sërish konstituimi në Kuvendin e Kosovës, refuzohet kandidatja e VV
25 Prill 2025, 10:42



SPAK kërkon të mos hetojë Xhaçkën, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO
25 Prill 2025, 10:06

Vodhi 11 200 euro aksesorë, arrestohet hajduti 'serial' i syzeve në Tiranë
25 Prill 2025, 09:41
Begaj niset drejt Italisë, do të marrë pjesë në varrimin e Papa Franceskut
25 Prill 2025, 09:29
Lamtumira për Papa Franceskun, mbi 128 mijë besimtarë në homazhe në 48 orë
25 Prill 2025, 09:21
Fushatë me asfalt për votat e fshatrave të Matit
25 Prill 2025, 08:59
Ushtroi dhunë dhe kanosi me armë bashkëshorten, arrestohet 40-vjeçari në Kamëz
25 Prill 2025, 08:51
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
25 Prill 2025, 08:40

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
25 Prill 2025, 08:21
Si pritet të jetë moti sot, parashikimi për këtë të premte
25 Prill 2025, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
25 Prill 2025, 07:53
"Rama tund kot pasaportën", Noka: Pika jonë e fortë është programi
24 Prill 2025, 22:56


Kryemadhi: Më pëlqen që shkoj në SPAK, bëj batuta
24 Prill 2025, 22:21
Këlliçi: Kampi opozitar mund të bëjë ndryshimin në 11 Maj, Rama pa ofertë
24 Prill 2025, 22:04
Tiranë/ I riu dhunohet brutalisht dhe merret peng
24 Prill 2025, 22:03

Krimet zgjedhor, Lala: Ka një hetim sekret, një të burgosuri iu sekuestrua telefoni
24 Prill 2025, 21:43
"Çdo orë del një skandal", Berisha: Tërmeti ndau 60 milionë euro me drejtorët e tij
24 Prill 2025, 21:21
DW: Mijëra vetë në "Marshimin e të gjallëve" në Aushvic
24 Prill 2025, 21:19

Një parti që gjithmonë ka menduar për Shqipërinë…
24 Prill 2025, 20:52


Analiza: Pse Haxhiu është mollë sherri për konstituimin e Kuvendit?
24 Prill 2025, 20:14
Berisha nga Saranda: Do rikthejmë rininë! Një vend pa rini, është një vend pa ëndrra
24 Prill 2025, 20:00
39 viktima nga sulmet e fundit të Izraelit në Gaza
24 Prill 2025, 19:57
“Nobeli i mjedisit” fitohet për herë të parë edhe nga dy aktivistë shqiptarë
24 Prill 2025, 19:35
"E rrënojnë këtë vend", Berisha: Saranda sot, miliona tonelata beton në të 4-anët
24 Prill 2025, 19:31

Berisha: Të gjithë në qeveri po hanë dardha me Ramën, po vjedhin qytetarin
24 Prill 2025, 19:06
Miliarderja më e re në botë! Kush është Lucy Guo, themeluesja e ScaleAI
24 Prill 2025, 18:53
