Flash News

KRYESORE

Si u ekspozuan ndaj covid-19 mësuesit e Tiranës në pritje të leximit të listës emërore (mund të njoftoheshin edhe me e-mail)

Ndërsa numri i të infektuarve ditët e fundit ka shënuar sërish një rekord të ri në rritje në vendin tonë, këto pamje të mëngjesit të së enjtes në Tiranë kanë shkaktuar jo pak indinjatë.

Janë mësuesit e Tiranës, të cilët në kushtet kur vendi ndodhet në gjendje pandemie prej covid-19, janë grumbulluar në oborrin e shkollës ‘Kosova’ në pritje të të leximit të listës emërore me mikrofon, lidhur me provimin e letërsisë për maturantët.

Në këto pamje, është mjaft i dukshëm rreziku i ekspozimit të mësuesve ndaj infektimit, të cilët për shkak të numrit të madh të të pranishmëve e kishin të pamundur të respektojnë distancimin sociale vetëm për të mësuar se në cilën shkollë do të caktoheshin për këtë provim.

Si duket, autoritetet arsimore nuk e kanë parë të arsyeshme që njoftimi për caktimin e shkollave për mësuesit mund të bëhej edhe përmes formave të shumta të komunikimit me internet, për të shmangur grumbullimet masive që sipas Ministrisë së Shëndetësisë pak ditë më parë , rritja e numrit të infektimeve ka ardhur pikërisht për këtë arsye ditët e fundit.

Lexo edhe: Mësuesit e Tiranës grumbull në kohë pandemie, ish-deputetja: Sa vite dënohet Shahini dhe drejtoresha e Zyrës Arsimore

Denoncimi me foto: Në Pogradec tezat e provimeve të maturës dalin jashtë

Të fundit