Flash News

KRYESORE

S’ka fundjavë për Yuri Kim, një ditë pas marrëveshjes, SHBA sërish në takim me..

S’ka fundjavë për Yuri Kim, një ditë pas

Edhe pse marrëveshja për Reformën Zgjedhore u arrit mbrëmë mes palëve të Këshillit Politik, Yuri Kim vijon sërish sot takimet, duke thirrur këtë paradite në rezidencën amerikane një përfaqësi të deputetëve të opozitës parlamentare.

Takimi mes tyre është kërkuar nga ambasadorja e SHBA në orën 10.00.

Kujtojmë se dy ditë më parë, opozita parlamentare i ka dërguar një letër ambasadores Kim dhe ambasadorit Luigi Soreca, ku shprehnin indinjatën për përjashtimin e tyre nga procesi zgjedhor.

Grupi opozitar i Parlamentit, shprehej se ndjehen të fyer që janë përjashtuar nga negociatat për përjashtimin e sistemit.

Në letër thuhej se ishin të gatshëm të japin konsensusin e tyre që të arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, ndërsa shtonin se po u vijua me përjashtim nuk do të bëhen kartonë për shumicën.

Të fundit