Flash News

KRYESORE

Socialistët përplasen sërish te ‘Ligjet’, Fino braktis mbledhjen

Socialistët përplasen sërish te ‘Ligjet’, Fino

Është shoqëruar sërish me tensione mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Ka qenë deputeti i PS, Bashkim Fino ai i cili ka braktisur mbledhjen para përfundimit të saj, për shkak se kërkesa e tij u shpërfill nga anëtarët e komisionit.

Deputeti socialist ka kundërshtuar miratimin e nenit 41 i parashikuar në rend dite, por megjithatë ajo sërish është votuar dhe u miratua unanimisht.

Pas këtij akti, Fino ka dalë nga salla duke braktisur mbledhjen në shenjë revolte.

Pak ditë më parë, në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve pati sërish përplasje mes socialistëve.

Fino kërkoi informacione mbi çështjen e pallatit të familjarëve të kreut të PD, Lulzim Basha gjatë raportimit vjetor të Avokatit të Shtetit, Artur Metani. Ky i fundit iu drejtua Finos duke e quajtur “zoti deputet”, por kjo solli debate mes tyre.

Të fundit