Flash News

KRYESORE

Spaho mesazh Gjiknurit: Para se të ikë, Rama do ‘lëshojë’ ty dhe Dakon

Spaho mesazh Gjiknurit: Para se të ikë, Rama do

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas deklaratës së ish-ministrit Damian Gjiknuri që shprehej se me Françesko Beketin, Ministria e Energjitikës kishte fituar një çështje në arbitrazh.

Spaho paralajmëron Gjiknurin se Rama do ta lëshojë së bashku me Vangjush Dakon, dhe se nuk do të jetë e largët dita që do të japë përgjegjësi për 110 milionë eurot e Beketit, 40 milion tek Unaza e re, 12 milion euro tek OSHE dhe shume raste te tjera.

Gjiknuri, në një postim në Facebook largoi përgjegjësitë nga vetja për çështjen Beketi, duke argumentuar se gjyqi në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve. ka të bëjë me një tjetër proces dhe tjetër objekt.

Statusi i plotë:

Nuk na nevojitet ndjesa publike e Damianit. Ai mban përgjegjësi ligjore per demin financiar prej 110 milion euro qe do paguaje Shqiperia. Ministria e drejtuar nga Damiani, me urdhër te Rames filloi luftën me Bechettin dhe ishte e paafte te mbronte ceshtjen ne Arbitrazh.

Nuk eshte per tu çuditur ne se janë marre vesh me Bechettin per ta humbur ceshtjen kundrejt ndonje shperblimi te majme sepse edhe pala tjeter si Damiani eshte. Ketij veshgjati gjithmone i kam thene qe do perfundoje ne burg per ato qe ka bere. Eshte pergjegjes per kete afere prej 110 milion euro, korrupsionin 40 milion tek Unaza e re, 12 milion euro tek OSHE dhe shume raste te tjera, per ti vene kapakun me hajduterine e zgjedhjeve ne Diber. Damian po mblidhet litari.

Rama para se te ike vehte do ju leshoje ju nje nga nje dhe ka plot peshkaqene qe mezi presin tju shqyejnë per tu treguar burra te mire te sistemit te ri te drejtësisë. Ndoshta edhe Arta me Doniken do përpiqen qe me koken tende e te Vangjushit te mbijetojne. Jeta eshte e vështire Damian, te vjen nga se pandeh.

Të fundit