Flash News

KRYESORE

110 milionë euro për Beketin? Gjiknuri largon përgjegjësitë nga vetja

110 milionë euro për Beketin? Gjiknuri largon

Ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka sulmuar mediat që kanë bërë publik lajmin se Shqipëria ka humbur një gjyq me Francesko Beccettin në gjykatën e arbitrazhit.

Sipas tij, MEI ka fituar gjyqin me kompaninë Hydro S.R.L., ne Janar te 2018-ës që është e detyruar të paguajë 7 milionë euro. Më të drejtë, ai deklaron se vendimi që qarkullon në media "ka të bëjë me një tjetër proces dhe tjetër objekt", ku perfshihet edhe mbyllja e njeanshme e televizionit Agon Channel.

“Vendimi që qarkullon së fundi në media nuk ka lidhje fare me këtë proces arbitrazhi të ndjekur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i fituar, por ka të bëjë me një tjetër proces dhe tjetër objekt. Për fatin e tyre të keq, spekulantët u kapën sërish në shpifje!”, shkruan Gjiknuri.

Sipas të dhënave të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, janë plotë gjashtë kompani që kanë paditur njëherësh shtetin shqiptarë; Francesco Becchetti (Itali), Costruzioni S.r.l. (Itali), Liliana Condomitti (Itali), Mauro De Renzis (Itali), Stefania Grigolon (Itali) por edhe Hydro S.r.l. (Italian).

Vendimi është marrë më datën 24 prill, ndërkohë që zyrtarisht raportohet se qeveria është e detyruar të paguajë mbi 110 milionë euro për dëmin që u ka shkaktuar këtyre subjekteve.

Të fundit