Flash News

KRYESORE

Spitali i Traumës jep informacion për gjendjen e të plagosurve nga shpërthimi në Bllok

Spitali i Traumës jep informacion për gjendjen e të plagosurve

Drejtoria e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë ka dhënë informacion në lidhje me shëndetin e personave të plagosur nga shpërthimi  i një bombole gazi që ndodhi sot në zonën e Bllokut në kryeqytet.

Sipas njoftimit të këtij spitali, pacientët po ekzaminohen dhe gjëndja e tyre shëndetësore paraqitet pa probleme të rënda.

Njoftimi i Drejtorisë të Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë:

Drejtoria e Spitalit Universitar te Traumës bën të ditur se sot në datën 15.07.2019 si pasojë e ngjarjes  zonën e ish-Bllokut, janë paraqitur në urgjencë pacientët A.S 23 vjec, E.N 18 vjeç dhe A.R 24 vjeç.

Pacientët i janë nënshtruar ekzaminimeve dhe trajtimit përkatës dhe janë në gjendje shëndetësore të kënaqshme.

Pas ndihmës shëndetësore të dhënë pacientët A.S dhe A.R do të largohen nga spitali, ndërsa pacientja E.N do të jetë nën trajtim dhe mbikqyrje mjekësore në spital.

 

 

Të fundit