Flash News

KRYESORE

Studentët zbresin në rrugë, kryeministri Rama i sulmon në ‘Facebook’: Nuk do paguajmë për ngelësit

Studentët zbresin në rrugë, kryeministri Rama i sulmon në

Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar studentë ngelës me mijëra të rinj që po protestojnë prej disa orësh përpara Ministrisë së Arsimit. Nëpërmjet një komenti në ‘Facebook’, Rama pretendon se mediat po dizinformojnë sa i përket rritjes së tarifave, ndonëse janë vetë studentetët ata që nxjerrin nga xhepat e tyre dhe të familjeve shumat e larta për universitetitet.

“Ministrja s'eshte as pa shkollë as me UFO, ndryshe nga çfarë ju mund të keni mësuar nepër kazanët mediatike, nderkohe qe pyetja ime eshte: A jeni ju dakord qe t'i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit per studentet ngeles? Une per vete nuk jam dakord e para dhe e dyta, nuk ka asnje rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa per dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurme kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe kembengulje nga nje pakice per te mos pranuar zbatimin e reformes qe e nxjerr universitetin nga bataku shumevjecar. Sa per fotot, une nuk kam ndermend t'i le, po ju mund te mos hyni ketu dhe keshtu shpetoni edhe nga fotot”, shkruan Rama.

Ministrja Lindita Nikolla ka njoftuar një konferencë pas pak minutash, ndërkohë që studentët paralajmërojnë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për ulje tarifash dhe përmirësim kushtesh në konvikte, do të përshkallëzojnë protestën.

Mijëra protestues i bllokojnë Ministrinë, Lindita Nikolla akuzon studentët se po përdoren: Do paguani, po motivojmë cilësinë

Foto/ Protesta masive e studentëve te Ministria e Arsimit, Policia e Shtetit shkel ligjin, çon efektivë të armatosur mes të rinjve

Fotot/ Mesazhet e protestës së studentëve për ministren Nikolla

Të fundit