Flash News

KRYESORE

Studiuesi e akuzon për plagjiaturë, Blerina Gjylameti mesazh studentëve në nisje të vitit akademik: Ankohuni më pak!

Studiuesi e akuzon për plagjiaturë, Blerina Gjylameti mesazh

Pak ditë më parë, deputetja socialiste, njëherësh kryetarja e PS për qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti  u denoncua nga studiuesi Taulant Muka se ka kopjuar artikujt e publikuar në revista të huaja, për punimet e doktoraturës.

Ndonëse deri tani nuk ka patur asnjë reagim prej saj, ditën e sotme Gjylameti bashkohet me urimet për vitin e ri akademik.

Ndërsa poston foto me të rinjtë, deputetja e PS nuk ka kursyer edhe këshillat pikante të natyrës “ankohuni më pak”.

Statusi i Gjylametit:

Suksese studentëve të cilët sot fillojnë vitin e ri akademik në auditore.

Studioni më shumë dhe ankohuni më pak

Joshuni nga librat dhe jo nga kafenetë

Besoni te fuqia juaj dhe jo tek paragjykimet e të tjerëve!

Tirana është një portë e hapur për realizimin e aspiratave të secilit prej jush

Mirëserdhët!

Të fundit