Flash News

KRYESORE

Suada Sherifi tregon për marrëdhënien me bashkëshortin: Kemi patur shumë probleme xhelozie

Suada Sherifi tregon për marrëdhënien me bashkëshortin: Kemi

Suada Sherifi u rikthye në vëmendjen e publikut shqiptarë, për shkak të përfshirjes së emrit të bashkëshortit të saj në ngjarjen e vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.

Bashkëshorti i ish-miss-it shqiptar biznesmeni Eldi Dizdari u shpall në kërkim në fund të nëntorit pasi dyshohet si personi kyç në ngjarjen e ish-Bllokut. Biznesmeni dyshohet se ishte në konflikt me Ervin Matën, partnerin e këngëtares Elvana Gjata. Sipas të njëjtave burime shkak i konfliktit janë bërë pazaret në trafikun e kokainës.

E ftuar në "Thumb", Suada Sherfiti ka treguar për marrëdhënien e saj me bashkëshortin dhe xhelozitë e tij:

 “Kemi patur shumë probleme xhelozie. Një ditë, e kisha telefonin silent dhe isha në makinë duke biseduar me një mikeshën time. Ai ndërkohë m`i kishte rënë 5 herë rresht telefonit, unë asnjë përgjigje se s’e kisha dëgjuar. O Zot!! Gjithsesi, tani gjërat kanë ndryshuar paksa sepse edhe marrëdhënia është konsoliduar."

“O ujor i vogël, ëndërrimtare dhe pozitive”, kolegët reagojnë pas postimit të Elvana Gjatës

“Nuk e kam aspak të lehtë. Jam e dërrmuar”, reagon për herë të parë Elvana Gjata

 

Të fundit