Flash News

KRYESORE

Sulmi në Siri/ Rusia thërret mbledhje të Këshillit të Sigurimit. Merkel jep vetëm mbështetje diplomatike për aleatët

Sulmi në Siri/ Rusia thërret mbledhje të Këshillit të

Rusia njoftoi sot se do të thërrasë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve të kryesuara nga SHBA-ja dhe aleatët e saj kundër regjimit të Damaskut në Siri.

”Rusia thërret një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar rreth veprimeve agresive të SHBA-së dhe aleatëve të saj”, njoftoi Kremlini në një deklaratë.

Kremlini dënoi sot ashpër sulmet e ndërmarra nga SHBA-ja dhe aleatët e saj kundër bazave të regjimit të Damaskut në Siri, në formë kundërpërgjigje të një sulmi të dyshuar kimik.

”Rusia dënoi me vendosmëri sulmin në Siri, ku forcat ushtarake ruse po ndihmojnë qeverinë legjitime për të luftuar kundër terrorizmit”, njoftoi Kremlini.

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dhënë mbështetje sulmeve të tre aleatëve, duke e konsideruar operacionin ushtarak si të nevojshëm.

“Kjo qasje synon të kufizojë aftësinë e regjimit për të përdorur armë kimike dhe për të parandaluar atë nga shkelje të mëtejshme të Konventës për Armët Kimike. Ne mbështesim që aleatët tanë amerikanë, britanikë dhe francezë, si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë marrë përgjegjësinë në këtë mënyrë. Operacioni ushtarak ishte i nevojshëm dhe i përshtatshëm për të ruajtur efektivitetin e ndalimit ndërkombëtar për përdorimin e armëve kimike dhe për të paralajmëruar regjimin sirian për shkelje të mëtejshme”, shprehet Merkel në deklaratën e saj”, ka thënë Merkel.

Gjithsesi, kancelarja Mekrel ka përjashtuar edhe një herë tjetër çdo përfshirje ushtrake të Berlinit në Siri, por u shpreh e gatshme “për të mbështetur me vendosmëri të gjithë veprimtarinë diplomatike” kundër atyre që përdorin armë kimike.

Spanja është gjithashtu një tjetër vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian që i ka dhënë mbështetje sulmeve të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës.

Izraeli është shteti që ka bërë deklaratën më të ashpër pas lëshimit të raketave mbi Siri, duke e konsideruar “një sinjal të rëndësishëm”.

“Sulmi amerikan është një sinjal i rëndësishëm për ‘aksin e djallit’ Iran-Siria-Hezbillah”, thuhet në reagim.

Shqipëria dhe Kosova mbështesin sulmet në Siri: Jemi në krah të Trump, në mbrojtje të jetëve të njerëzve

Pas Metës, reagon Partia Demokratike për sulmet në Siri: Akt për të ndëshkuar krimet monstruoze

Të fundit