Flash News

KRYESORE

Sulmi në Zelandën e Re, Fevziu: Dënim maksimal për autorin që keqpërdori emrin e Heroit tonë Kombëtar

Sulmi në Zelandën e Re, Fevziu: Dënim maksimal për autorin

Drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu ka dënuar aktin e rëndë terrorist që ndodhi në Zelandë të Re, ku u vranë 49 besimtarë myslimanë brenda një xhamie.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Fevziu shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave dhe shkruan se kushdo që keqpërdor emrin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, duhet të marrë dënimin e merituar.

“Dhimbje për viktimat e pafajshme të masakrës në Zelandën e Re. Dënim për çdo tendencë të urrejtjes fetare, etnike apo të çdo lloji tjetër. Solidaritet me të gjithë ata qe sot janë bashkuar kundër dhunës dhe për ndëshkimin e autorëve dhe frymëzuesve të saj. Dënim për çdo kriminel që keqpërdor emrin e heroit tonë kombëtar në një akt të tillë”, shkruan gazetari Blendi Fevziu.

Reagimi i tij vjen në një kohë që në mediat botërore u publikua foto e armës së autorit që kreu masakrën mbi besimtarët myslimanë, mbi të cilën kishte ndër të tjera mbishkrimin “Skanderbeg”.

Autori i masakrës është 28-vjeçari, Brenton Tarrant, që u arrestua nga policia në tentativë për tu larguar. Policia e Zelandës së Re arrestoi më pas edhe 3 persona të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të masakrës.

Të fundit