Flash News

KRYESORE

Sulmohet fizikisht deputeti i partisë serbe në Prishtinë, reagon Haradinaj: Autorët të marrin dënimin e merituar

Sulmohet fizikisht deputeti i partisë serbe në Prishtinë, reagon

Është sulmuar verbalisht dhe fizikisht deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i partisë serbe SLS, Slobodan Petroviç.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pranë një lokali në Prishtinë, pak pasi kishte dalë nga ambientet e televizionit RTK, ku kishte kritikuar edhe ish-ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me ngjarjen  dhe dënon aktin e kryer.

“Në emër të Qeverisë së Kosovës, dënoj ashpër sulmin verbal dhe fizik ndaj deputetit të Kuvendit, Sllobodan Petroviq. I papranueshëm çfarëdo sulmi që cenon mendimin e lirë dhe bindjet politike të kujtdo qoftë. Ftoj organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, shkruan Haradianj në rrjetet sociale.

Të fundit