Flash News

KRYESORE

Surprizoi me mos-betimin, Indrit Hoxha: Disa fakte duheshin thënë në sy

Surprizoi me mos-betimin, Indrit Hoxha: Disa fakte duheshin thënë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Indrit Hoxha ka komentuar gjestin e tij në parlament, ku refuzoi mandatin e deputetit. Në studion e emisionit ‘Fax News’, ai deklaroi se ai zgjodhi vetë këtë rrugë për të thënë disa gjëra në sy.

“Ndoqa rrugët ligjore siç e parashikon kushtetuta. Ky ka qenë një vendim i imi personal duke mirëkuptuar të gjithë demokratët dhe popullin opozitar, por unë mendova një mënyrë të veçantë duke shkuar në Kuvend dhe duke i thënë disa gjëra në sy. Familjes time i kanë filluar sulmet që në 1941 nga kjo parti që sot është në pushtet. Para një viti e gjysëm kam kërkuar nisjen e hapave ligjorë për dekomunistizimin e politikës.

Në jemi në një sistem politik që kemi 70 vjet demagogji, dhe ka ardhur koha ti japim fund. Unë i plotësova të gjitha formularët për të shkuar drejt finalizimit ku refuzova mandatin. Më vonuan nëpër komisione pasi rezultoja me precedent penal. Është e vërtetë se unë jam arrestuar tre herë por sepse kam marrë pjesë në protesta dhe jam shoqëruar. Kontributi im personal dhe familjar tek Partia Demokratike ka qenë që prej themelimit të saj. Unë kam qenë në çdo protestë të organizuar nga PD. Kemi një Parlament jo kriminal por të zgjedhur në mënyrë kriminale”, theksoi Hoxha.

Vendimin e opozitës për djegien e mandateve, ai e cilëson si ekstrem por e justifikon me argumentin se parlamenti është ilegjitim dhe se opozita nuk mund të vijonte të ishte fasadë. Ndërkohë që zbulon se protesta e 11 majit në 18:30 do të ketë surpriza. “Me 11 maj nuk do të jetë një protestë si gjithë të tjerat. Se çfarë do të ndodhë e vendosin qytetarët dhe asnjë parti politike”.

Të fundit