Tabela/ “Kemi mbi 90 mijë teste dhe strategji të suksesshme ”, por Shqipëria vijon të jetë e fundit në rajon

Ndërsa Shqipëria prej javësh po përballet me një numër në rritje të të infektuarve, por edhe të viktimave, gati 2-4 në ditë, vendi ynë vijon të jetë i fundit në rajon sa i takon numrit të testimeve, si në total, ashtu edhe për një milion banor krahasuar me popullsinë vendase.

Duke iu referuar deklaratës së fundit të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila dje tha se “Kemi rritur në mbi 90 mijë teste në dispozicion të Institutit të Shëndetit Publik për identifikimin e rasteve të reja me Covid19 në vendin tonë” dhe se deri tani “është aplikuar një strategji e suksesshme”, Shqipëria ka mbetur gjithsesi në vend të fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor, bazuar në të dhënat e ‘Worldometers’.

Serbia rezulton të jetë vendi me numrin më të lartë të testimeve në total dhe për milion banorë, kurse Shqipëria e fundit.

Renditja:

“Shqipëria ka kryer deri tani 9,118 teste për 1 milion banorë. Në total, vendi ynë ka 2.8 milionë banorë dhe deri tani ka kryer rreth 26,239 teste deri tani, ndërsa sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Shëndetësisë deri tani janë kryer 30696 (teste molekulare dhe serologjike).

Serbia ka kryer 52 149 teste për 1 milion banorë. Në total ka mbi 8.7 mln banorë dhe deri tani ka kryer  455,604 teste.

Bosnje Hercegovina kryer 31,313 për 1 milion banorë. Në total ka 3.2 mln banorë dhe deri tani ka kryer 102,715 teste që nga fillimi i pandemisë.

Maqedonia e Veriut ka realizuar 33,324 për 1 milion banorë. Ka 2 milionë banorë dhe deri tani ka kryer në total 69,426 teste.

Greqia ka kryer 33,495 për një mln banorë, ka 10.4 mln banorë dhe në total ka kryer 349,084 testime.

Mali i Zi me 628 mijë banorë, ka kryer 24,243 për 1 mln banorë dhe në total 15,226 të tilla”
Tabela