Flash News

KRYESORE

“Mbi 90 mijë teste në dispozicion”, Manastirliu "zgjohet" pas përkeqësimit të situatës covid-19

“Mbi 90 mijë teste në dispozicion”, Manastirliu

“Kemi rritur në mbi 90 mijë teste në dispozicion të Institutit të Shëndetit Publik për identifikimin e rasteve të reja me Covid19 në vendin tonë dhe do të vijojmë forcimin e kapaciteteve”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në Institutin e Shëndetit Publik, ku pritet që së shpejt të instalohet një aparaturë e re testimi, tha se do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike në vend.

“Më shumë se 90 mijë teste janë të disponueshme në Institutin e Shëndetit Publik dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike, qoftë nëpërmjet numrit të testeve, kiteve të laboratorit, gjithashtu dhe fuqizimit me aparatura të reja për ta fuqizuar këtë laborator për të përballuar atë që mund të vijë nesër.  Çfarë është e rëndësishme është që ne kemi një plan, kemi një strategji për forcimin e laboratorit të ISHP-së, por edhe për fuqizimin e laboratorit të QSUT-së. Gjithashtu kemi dhe një plan më afatgjatë në raport me testimin edhe në raport me gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik”, tha Manastirliu.

Duke thënë se së shpejti fillon punën dhe laboratori i dytë në QSUT për testimet molekulare, Manastirliu tha se strategjia e përcaktuar nga ekspertët ka rezultuar e suksesshme deri tani, por që të vazhdojë të jetë e tillë kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve.

Kujtojmë se 74 raste të reja dhe 2 humbje jete është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri. Deri tani kanë humbur jetën 81 persona, mes tyre edhe dy mjekë.

Të fundit