Flash News

KRYESORE

Takimi i Këshillit Politik me ambasadorët në rezidencën e SHBA, pse u largua Gjiknuri?

Takimi i Këshillit Politik me ambasadorët në rezidencën e

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri është larguar nga mbledhja që po zhvillohet prej orës 11.00 në rezidencën amerikane në Tiranë me anëtarë të Këshillit Politik.

Nuk dihet ende arsyeja e largimit të përfaqësuesit të mazhorancës nga mbledhja që po zhvillohet me ambasadorët e SHBA, Yuri Kim, ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe atë të Britanisë së Madhe, Duncan Norman për arritjen e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore.

Kujtojmë se edhe dje, ambasadorët patën një ditë të ngjeshur bisedimesh. Pas 9 orësh mbledhje me palët e Këshillit Politik nuk pati sërish një marrëveshje, veç konsensusit për identifikimit biometrik të votuesve në të gjithë vendin.

Lexo edhe: A do ketë sot ‘tym të bardhë’?/ Katër ‘pikat e nxehta’ që mbajnë pezull marrëveshjen për Reformën Zgjedhore  

Të fundit