Flash News

KRYESORE

Takimi me mjekët; Ambasada italiane falënderon Metën për pritjen: Covid një sfidë botërore për t'u fituar bashkë

Takimi me mjekët; Ambasada italiane falënderon Metën për

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë mjekët italianë të ardhur në Shqipëri. Referuar kësaj pritjeje ka reaguar ambasada italiane. Permes një mesazhi, ambasada falenderon Presidentin Meta, duke theksuar se Covid është një sfidë botërore për t'u fituar bashkë.

Kujtojmë se, takimi i sotëm vjen menjëherë pas thirrjeve të Metës për marrjen e masave në instalimin e aparaturave të nevojshme për trajtimin përmes terapisë me plazmë hiperimune pacientët me COVID.

Presidenti Meta gjatë takimit me skuadrën italiane, theksoi se shkëmbimi i eksperiencave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh kundër kësaj sfide të përbashkët, është mëse i domosdoshëm.

“Faleminderit Presidentit Ilir Meta për pritjen e mrekullueshme që i rezervoi skuadrës së mjekëve e infermierëve italianë të ardhur në Shqipëri. Ajo ndaj Covid është një sfidë botërore për t'u fituar bashkë", shkruan ambasada Italiane.

Të fundit