Flash News

KRYESORE

Meta inkurajon terapinë me plazmë hiperimune tek pacientët me COVID-19: Të kërkohen specialistë nga Italia

Presidenti Ilir Meta ka inkurajuar trajtimin e pacientëve të infektuar  me COVID-19 përmes terapisë me plazmë hiperimune. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se kjo terapi ka rezultuar infektive për këtë arsye është e rëndësishme të sigurohen të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.

“Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli”, ka thënë Meta.

Reagimi i Presidentit vjen pak pas takimit të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu me mjekët italian dhe shqiptar. Gjatë takimit Manasterliu vlerësoi shkëmbimin e eksperiencave me mjekët italian, ndërsa theksonte se: “po merren masa jo vetëm me përgatitjen e strukturave, por edhe me fuqizimin e ekipeve tona mjekësore, për të përballuar fluksin e mundshëm të pacientëve të prekur nga COVID-19 në vjeshtë-dimër.”

Terapia me plazmë hiperimune (konvaleshente) është një trajtim për të sëmurët me COVID-19, i cili ende nuk ofrohet në Shqipëri. Në një prononcim për mediat, mjeku Pëllumb Pipero tregoi se ky lloj trajtimi mund t’i kishte shpëtuar jetën artistit Arben Bajo, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore nga koronavirus.

Postimi plotë i Metës:

Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.

Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli.

Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të sukseshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë.

Të fundit