Flash News

KRYESORE

Taulant Muka publikon mesazhin e qytetarit: Rama duhet të kishte pritur në zyrë para dorëheqjes

Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka ështe shprehur se do të vijojnë betejën e tij për reformimin e arsimit.

Këtë përgjigje, Muka ia ka dhënë një qytetari, i cili i kishte kërkuar përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, që të mos tërhiqej nga denoncimet e tij.

Ndër të tjera, qytetari, emri i të cilit nuk dihet, është shprehur po ashtu i indinjuar me faktin se kryeministri Rama nuk e kishte pritur në një takim para se dorëhiqej edhe pse Muka e kishte kerkuar nje takim te tille.

Mesazhi i plotë:

"Të lutem mos u dorëzo! Më erdhi si bombë lajmi nga fqinjët, interneti dhe nga profili juaj gjithashtu. Ju pashë direkt në TV ORA! Kërkoni takim me Kryeministrin dhe sqaroje për çka ështët arsimi sot (fatkeqësisht një ngrehinë, i mbuluar me shoshë po diell nuk ka!). Uroj që t'i shkoni gjer në fund idesë tuaj për arsim cilësor falë meritokracisë. Të jeni i bindur që Shqipëria do ju vlerësojë si shpëtimtarin e së ardhmes. Bëje për të ardhmen tonë. Bëje që truri i mërguar të rikthehet këtu, ndryshe edhe pleqtë si zor të rrinë më këtu. Vëllazërisht, ju përshëndes me respekt dhe bindje që do bëni atë që duhet."

Intervista/ Taulant Muka: Qeveria e ka pranuar dështimin me reformën në arsimin e lartë

Të fundit