Flash News

KRYESORE

“Të kontrolluar nga rusët”, Merkel i përgjigjet Trump: Vendimet tona i marrim të pavarur

“Të kontrolluar nga rusët”, Merkel i përgjigjet

Gjermania i merr vendimet e saj në mënyrë të pavarur, konfirmoi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel në përgjigje të kritikave të Donald Trump, i cili e akuzoi Berlinin se po pasuronte Rusinë dhe se nuk po kontribuonte mjaftueshëm në përpjekjet ushtarake të NATO-s.

“Ne mund t’i realizojmë vetë politikat tona, ne mund të marrim vendime të pavarura”, theksoi ajo, pa cituar drejtpërdrejt presidentin amerikan, Donald Trump, pas mbërritjes në samitin e NATO-s në Bruksel, shënuar nga kritikat e ashpra të presidentit amerikan kundër vendit të saj.

Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë kritikoi sot Gjermaninë duke e akuzuar si “peng” të Rusisë për shkak të varësisë së gazit natyror dhe marrëveshjes për tubacione të gazit me Moskën.

“Gjermania po pasuron Rusinë”, theksoi ai.

“Ajo i paguan miliarda dollarë Rusisë për furnizimet me energji dhe ne duhet të paguajmë për ta mbrojtur kundër Rusisë. Si shpjegohet kjo? Kjo nuk është e drejtë”, deklaroi ai.

Presidenti amerikan nuk ka reshtur së kërkuari europianëve dhe gjermanëve në mënyrë të veçantë të rrisin shpenzimet ushtarake për të respektuar angazhimin e tyre.

Të fundit