Flash News

KRYESORE

Të larguarit e PD, Blushi shpreh keqardhjen vetëm për njërin: Ishte nga njerezit e rrallë që e dëgjoja kur fliste

Të larguarit e PD, Blushi shpreh keqardhjen vetëm për

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka shprehur keqardhje vetëm për mosrikandidimin e Astrit Patozit në listën e PD-së, por jo për demokratët e tjerë.

Blushi thekson se Patozin e ka patur kundërshtar, por megjithatë ishte nga njerezit e rrallë që dëgjonte kur fliste. I sigurt se ai vetë do të jetë në Kuvend pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Blushi i vetëofrohet Patozit për të folur edhe në emrin e tij nga foltorja.

Reagimi i Blushit:

PËR KOLEGUN ASTRIT PATOZI

Në mëngjes mora vesh se kolegu demokrat Astrit Patozi nuk do jetë në Kuvendin e ardhshëm. Astrit Patozin e kam patur kundërshtar, por megjithatë ishte nga njerezit e rrallë që e dëgjoja kur fliste. Besoj se parlamentit nuk do ti mungojë një demokrat më shumë por demokratëve të paktë në atë Kuvend do tu mungojë një mik më shumë. Megjithatë beteja vazhdon Astrit. Nëse e pranon do flas edhe për ty, megjithëse ti sdo jesh aty për të më thënë: Ben u mbyll ndërrmarrja, puntorët ikën në shtëpi.

Topalli, Bregu, Bode, Imami, Patozi + 20 të tjerë; emrat e deputetëve demokratë të përjashtuar nga Basha

Të fundit