Flash News

KRYESORE

Të parët për të kritikuar mediat, por Avokati i Popullit, AKEP dhe shoqatat heshtin për abuzimin Rama-Spiropali në Kavajë

Të parët për të kritikuar mediat, por Avokati i Popullit,

Bërja publike e identitetit të familjarëve të vajzës së abuzuar në Kavajë në profilin e ‘Facebook’ të kryeministrit Edi Rama nga Elisa Spiropali, ministre për Parlamentin, është kritikuar nga shumë aktivistë dhe gazetarë.

Rama dhe Spiropali u përpoqën të mbrohen ndaj kritikave duke sulmuar mediat, ndonëse këto të fundit janë treguar të kujdesshme dhe nuk kanë bërë publike të dhëna që cënojnë privatësinë e vajzës.

Ndërkohë, për abuzimin e Qeverisë nuk ka reaguar Avokati i Popullit, AKEP dhe as shoqatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve apo personave të dhunuar.

Këto institucione janë të parat që reagojnë kur bëhet fjalë për të kritikuar mediat dhe gazetarët, por po heshtin ndaj abuzimit Rama-Spiropali.

Avokati i Popullit, në një reagim të publikuar, dje, u kujtonte gazetarëve ligjet që duhet të kishin parasysh kur raportonin këtë ngjarje, ndërkohë që për Qeverinë nuk po zbatohet i njëjti standard.

As AKEP nuk ka reaguar për kërkesën e deputetes së PD, Albana Vokshi, për të detyruar kryeministrin Rama që të fshijë videon nga ‘Facebook’. Kujtojmë se ky institucion reagoi me shpejtësi të madhe kur Rama kërkoi identifikimin e portaleve, duke kërcënuar me mbylljen e tyre.

Për këtë ngjarje, Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka reaguar për ‘News 24’, duke sqaruar se do të vlerësojë çështjen dhe në rast se konstatohen shkelje në videon e Rama-Spiropali, do të ndjekë procedurat ligjore.

Video/ Spiropali nuk pranon gabimin: Familjarët e vajzës m’u lutën

“Furtunë” reagimesh nga gazetarë dhe aktivistë kundër videos së Spiropalit në Kavajë. Rama dhe Fuga mbrohen duke sulmuar mediat

Reagimi:

Zyra e Komisionerit është njohur me ngjarjen të cilës ju i referoheni, nëpërmjet medias.

Zyra e Komisionerit, ashtu si edhe për të gjitha rastet e tjera, do të bëjë vlerësimin e duhur të çështjes, në raport me parimet dhe dispozitat e ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

Në rast se do të konstatohen elementë të shkeljes së tij, do të ndiqen procedurat ligjore të hetimit administrativ, në përfundim të të cilave do të dilet me aktin përkatës.

Zyra e Komisionerit e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me organet e medias, në funksion të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, ku bën pjesë edhe mbrojtja e të dhënave personale, e sanksionuar në nenin 35 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Të fundit