Flash News

KRYESORE

“Të shohim a do e mbani fjalën”, Rama i përgjigjet Kim e Soreca-s: S'më erdhi mirë! Sistemin zgjedhor nuk e kemi detyrim ta ndajmë me ju

“Të shohim a do e mbani fjalën”, Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur i prerë ambasadorëve të SHBA e BE, të cilët kanë kërkuar proces gjithëpërfshirës dhe dialog për ndryshimet kushtetuese, që sot siç duket do të votohen pa marrëveshje me opozitën e bashkuar.

Rama iu përgjigj prerë edhe mesazhit të ambasadës së SHBA dje kur tha se 'drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit sot nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre'.

Sipas Ramës, i takon shtetit shqiptar në parlamentin e vet se çfarë bën me sistemin zgjedhore dhe se nuk është një zgjedhje që ketë detyrimin ta ndajnë me ambasadorët e SHBA e BE.

“Mesazh miqve dhe partnerëve nga një parlament sovran e një kryeministri që përfaqën një shtet sovran.

Çfarë thotë komisioni Venecias për sistemet zgjedhore: Shtetet kanë marzhë të gjerë vlerësimi në përzgjedhjen e sistemeve zgjedhore, pasi janë vendime politike. Nuk rekomandojnë ndonjë sistem të veçantë , nuk ka standarde ndërkombëtare për metodë specifike për shpërndarjen e mandateve,

Ky është standardi që ka vendosur union grupi i organizmave ndërkombëtar, OSBE, Këshilli Europës, Komisioni Venecias Gjykata e Strasburgut.

Miqtë ta dëgjojnë mirë se i takon shtetit shqiptar ne parlamentin e vet se cfarë bën me sistemin zgjedhore, nuk është një zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadorët e SHBA e BE, e duke i respektuar maksimalisht e duke i konsideruar këtu zot në vendin e tyre.

U bënë 30 vjet e nuk mund të bëhen të mos i themi gjerat sic janë dhe nuk është përgjegjësia e ambasadorët të SHBA  BE, që ne prej 30 vitesh kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve tona shqiptare.

Kur dëgjojmë Kim se thotë do ndjekim me vëmendje drejtuesit a e mbajnë a jo fjalën, nuk më vjen mirë sinqerisht, jo për veten time , por për të gjithë ne dhe ajo fjali është një arsye për cdo person këtu në vend, kur merr përsipër të përfaqësojë vendin e vete në këtë sallë të mos e bëjë qesharak popullin e vet, shtetin e vet sepse e kemi krijuar ne këtë trashëgimi të ulët e cila është vazhdim i një historie të gjatë moskuptimesh mes shqiptarëve që kanë çuar shqiptarët në situata të pajustifikueshme, e që nuk e lejuan të bëhet ai që Zoti krijoi duke i dhënë ato që i duhen. Sot kjo votë është votë me dinjitet është vendimmarrja jonë. Tërësisht e përputhur me standardet ndërkombëtare, për ta bërë vendin demokratik, me më shumë përgjegjësi”, u shpreh Rama.

Lexo edhe: Soreca apel Ramës një ditë para korrikut: Duhet marrëveshje për Kushtetutën që qeveria të pranohet pas zgjedhjeve

Të fundit