Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Të shtatë kundër Reas: Konflikti i vajzës së Linda Ramës me Zhejin dhe portalet, I SHPJEGUAR
Politiko.al
Rea Xhillari, me profesion interior designer, është vajza e Linda Bashës, bashkëshortja e kryeministrit Rama. Në pamje të parë një vajzë e tërhequr, Xhillari është një gërshetim i funky me geeky, një kombinim që e gjen në rininë urbane, ata që quhen young profesionals. Thjeshtra e kryministrit Rama ka qenë, ditët e fundit, në qendër të vëmendjes mediatike, pas botimit të një shkrimi ku aludohej për një raport dashuror me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.
Shkrimi u botua fillimisht në gazetaimpakt.al, ose të paktën ky emër shfaqej në fund të të gjitha postimeve në sajtet e tjera që e rimorën copy/paste. Përveçse një ndërhyrjeje ligjore, kjo nuk mund të vërtetohet, pasi 'impakt' e ka hequr shkrimin nga faqja. Të njëjtën gjë ka bërë edhe gazeta 'Koha Jonë'.
Fakti që impakt e ka 'fshirë' shkrimin që mori dhenë në Tiranë, nuk të lejon t'a krahasosh as me të njëjtin tekst të shfaqur në një gazetë tjetër të diasporës 'Bota sot', e vetmja që e ka shoqëruar me autorësi. Firmosur nga Beqir Sina, nuk dihet nëse është ky shkrimi që është marrë pastaj nga 'impakt', duke bërë xhiron edhe të portaleve të Tiranës, apo e kundërta.
'Impakt' është një portal pa impressum (adresë dhe të dhëna të tjera) i cili duket se e ka qendrën në Kosovë (ose Maqedoni), po të gjykosh nga përmbajtja. Identiteti i 'impaktit', sërish duke gjykuar nga lajmet e postuara aty, është ultra-konservator fetar, me një linjë editoriale që mbështet një agjendë islamike, pro-iraniane dhe anti-hebraike, me Opinione autorësh që në Shqipëri portretizohen si radikalë, si psh Olsi Jazexhi.
Nuk mund të thuhet shumë për shtrirjen apo ndikimin e gazetaimpakt.al: në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter ka përkatësisht 148 dhe 38 ndjekës.
'Impakt' në shkrimin për lidhjen (e hamendësuar) Cakaj-Xhillari, u referohet në mënyrë përgjithësuese 'rrjeteve sociale' dhe 'disa portaleve', por pa fakte, dmth pa foto ose dëshmi të tjera. Në manualet e gazetarisë shkrime të tilla konsiderohen fake news (lajme të rreme) dhe ato bëhen për qëllime shantazhi, denigrim figure ose për agjenda politike. Në rastin e 'Impakt' duket se fiton varianti i konservatorizimit moral fetar mbi agjendat e tjera. Të dy personazhet e 'lajmit' u përkasin rretheve sociale ultra-liberale të Tiranës dhe Prishtinës. Edhe më liberalë, rrjedhimisht të papranueshëm për 'Impakt', i bën Xhillarin dhe Cakajn, lidhja e afërt me një libertin të dikurshëm, tashmë kryeministër, Edi Ramën.
E gjitha kjo është 'shumë', mjafton të shohësh përshkrimin që i bëhet lidhjes (së hamendësuar) mes Xhillarit dhe Cakajt ['bashkëjetes' si i thonë në Shqipëri këtij trendi]. Në leximin puritan të 'Impaktit', çdo gjë më pak se martesa është një sakrilegj, social dhe politik.
Shkrimi i 'impakt' (apo Bota sot?) u mor më pas nga shtatë portale në Shqipëri. Botuesi i njërit prej të cilëve, Artur Zheji (360grade.al) u hodh në gjyq nga Rea Xhillari duke qenë i vetmi i identifikuar publikisht nga thjeshtra e kryeministrit. Të tjerët nuk u përmendën duke u mjaftuar me numrin 7, për të treguar sasinë, dhe jo identitetin. Një ditë më pas ishte dosja.al, e cila nuk gjendej në 'dosjen' e të paditurve nga Xhillari, që identifikoi 'të shtatët kundër Reas': syri.net, 360grade.al; Standard.al; Faxweb.al; Albeu.com: Telegraf.al dhe Boldnews.al.
Shkrimi i marrë copy/paste dhe i botuar në 7 portale anti-qeveritare, ka gjetur përgjigjen në një letër të Rea Xhillarit dërguar gjykatës, botuar së pari në një gazetë pro-qeveritare, shqiptarja.com. Aty Znj. Xhillari përmend më të njohurin mes tyre, një mik të hershëm të rinisë së ungjit të saj, Edi Rama, Artur Zhejin, duke 'shpërfillur' të tjerët. Kjo, ndoshta edhe për faktin se Xhillari thotë në letër se ka qenë 360grade që e ka publikuar i pari. (Kjo nuk është kronologjia e saktë në fakt: siç u cek më sipër shkrimi buron nga 'Bota sot' ose 'Impakt').
Xhillari thotë se nuk e njeh, dhe as e ka takuar Cakajn, dhe e konsideron shpifje shkrimin e botuar në portalin e Zhejit dhe në të tjerët.
Paditësja kujdeset që në letrën dërguar gjykatës të bëjë edhe 'komunikim publik' duke iu kundërvënë hamendësimeve për nepotizëm në shkrimin për të cilin ajo i drejtohet ligjit. Duke qartësuar se, as ajo dhe as e ëma nuk kanë përfituar asnjë favor nga të qenit kryeministër i Edi Ramës.
Artur Zheji i 'padituri i parë' dhe i vetmi i cilësuar me emër, nuk ka vonuar të përgjigjet. Replika e Zhejit duket se i drejtohet kryeministrit Rama, të cilin e ka patur shok rinie dhe me të cilin ka ruajtur një raport miqësor deri vonë. Gazetari nuk e shtyn më tej 'konfliktin' me Rea Xhillarin, por i kujton se, të dy po 'përdoren' nga Rama, njëri si 'viktima' e tjetri si 'xhelati'. Mes Ramës e Zhejit ka rrjedhur shumë 'gjak i keq' pas ardhjes në krye të qeverisë të ish-kryebashkiakut të Tiranës. Përmbyllja e kësaj mërie, herë të zëshme e herë të heshtur, duket se u vulos pas vendimit të Gent Cakajt për të shkarkuar nga puna në Ambasadën shqiptare në Romë, të bijën e Artur Zhejit. Gerarta Ballo-Zheji hodhi disa ditë më vonë kandidaturën për në Parlamentin Europian.
Në mbyllje të reagimit për Xhillarin, Zheji ka një nëntekst të qartë për këtë akt të kryeministrit duke 'e sfiduar' Ramën nëpërmjet thejshtrës. Gazetari kërkon që edhe Rama të marrë e të shkruajë një letër, ashtu si kjo e tija drejtuar...."e di vetë ai se kujt".
Ministri Cakaj nuk i ka shpëtuar pyetjes për marrdhënien e tij (të hamendësuar) me thjeshtrën e kryeministrit, as në një intervistë për emisionin 'Opinion' në TV Klan. Cakaj ua ka referuar insinuatat e tilla 'armiqve' të kryeministrit Rama.
Ky qëndrim ka sjellë reagimin e shkrimtares Flutura Açka, e cila ka kujtuar ministrit të ri se, në diktaturë përdorej termi 'armik' ndërsa në demokraci bëhet fjalë për 'kundërshtarë politikë'.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38