Flash News

KRYESORE

‘Të vazhdojnë përpjekjet për reforma’, PD reagon pas qëndrimit të CDU/CSU: Mesazhi i qartë!

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas mesazhit inkurajues për Shqipërinë dhe Maqedoninë, të nënkryetarit të Grupit Parlamentar të CDU/CSU Johann Wadephul dhe relatorit Christian Schmidt.

Bardhi shpreh mirënjohje dhe thekson se mesazhi ishte i qartë: Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat.

“Koha e propagandës ka mbaruar!

Shqipëria nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së dështuar dhe të refuzuar të Edi Rames!-shkruan Bardhi.

Në mesazhin e CDU/CSU, Johann theksohej se si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për reforma.

Të fundit