Flash News

KRYESORE

Temperatura të larta por dhe reshje dëbore, si do të jetë moti këtë javë

Temperatura të larta por dhe reshje dëbore, si do të jetë

Adiola Bani, meteorologe e njohur shqiptare, ka bërë parashikimin e motit për këtë javë, ku ka cilësuar se java do të jetë e larmishme sa i përket luhatjeve dhe temperaturave.

Sipas saj kjo javë do të ketë temperatura të larmishme nga reshjet e dëborës në zonat malore deri tek temperaturat e larta në fundjavë.

Dita e mërkurë do të jetë më e ftohta dhe do të sjellë reshje dëbore të lokalizuar.

Ndërsa në fundjavë temperaturat do të shkojnë deri në 27 gradë.

Njoftimi i plotë:

Temperaturat kanë pësuar rënie, me maksimumin 24 gradë. Rënie më të ndjeshme do kemi ditën e nesërme, me 21 gradë Celsius. Mëngjesi i ditës së mërkurë do jetë më i ftohti, ç’ka do sjellë reshje të pakta dëbore.

Por fundjava do të jetë e ngrohtë:

Fundjava do jetë e ngrohtë, me temperaturat që shkojnë në 27 gradë.

Ndërsa parashikohet që ky prill të jetë në vijim me temperatura më të larta se normalja: 

Ky prill do jetë me temperatura më të larta se vlerat normale se do ketë më shumë ditë me diell dhe shumë pak ditë me reshje shiu.

 

Të fundit