Flash News

KRYESORE

Tenderi për gruan e Kajmakut, reagon PD: Edi Rama dëshmon në mënyrë të përsëritur se di vetëm të vjedhë shqiptarët

Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ka reaguar pas lajmit për tenderin që Ministria e Brendshme i ka dhënë gruas së Agim Kajmakut, që sipas dokumenteve ndodhi në një kohë kur ish-kryebashkiaku i Vorës është në arrati pas akuzave për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Në reagimin  në Facebook, Bardhi bën thirrje që tenderi të anulohet dhe akuzon Ramën plaçkitja e shqiptarëve është se e vetmja gjë që di të bëjë.

Bardhi gjithashtu bën edhe një përmbledhje të akuzave që PD ka bërë karshi Kajmakut duke argumentuar se janë fakte të pakundërshtueshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Faktet janë të pakundërshtueshme:

  1. PD publikoi në Gusht 2019 dokumenta se Agim Kajmaku i Vorës rezulton i dënuar në Greqi, por Edi Rama e mbrojti.
  2. Denoncimi i Partisë Demokratike u faktua i vërtetë, por Edi Rama nuk e shkarkoi.
  3. Drejtësia kërkoi arrestimin, por Agim Kajmaku u lajmërua më parë dhe u lejua të arratiset.
  4. Agim Kajmaku u arratis në nëntor2019, por Edi Rama i dha në janar 2020 tender 57 milionë lekë.

Duke i dhënë miliona lekë një personi në arrati, që ai e emëroi kryebashkiak të Vorës dhe nuk guxoi ta shkarkonte, Edi Rama dëshmon, në mënyrë të përsëritur, se e vetmja gjë që di të bëjë është të palçkisë paratë e shqiptarëve me ca kriminelë, oligarkë dhe të korruptuar.

Ky tender kriminal duhet anulluar! Paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg!”,shkruan Bardhi.

 

Të fundit