Flash News

KRYESORE

Tentoi të vriste me snajper të burgosurin, gjykata lë në ‘arrest shtëpie’ të dënuarin me 20 vite heqje lirie, Ergys Kolaverin

Gjykata e Apelit në Tiranë kë ndryshuar masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në  ‘arrest shtëpie’ për Ergys Kolaverin, i cili tentoi të vrasë me snajper Gazmir Dacin në korrik të 2016, në burgun e Vaqarrit.

Atentati mbeti në tentativë, pasi Kolaveri plagosi një tjetër të burgosur duke mos qëlluar në shenjë.  I pagosur mbeti i dënuari nga Kosova Lili Dulaj. Kolaveri u dënua me 20 vite burg në nëntor të vitit 2017.

Kujtojmë se dy ditë më parë u lirua nga burgu Indrit Dokle anëtar i bandës së Durrësit dhe i dënuar më parë me burgim të përjetshëm. Prokuroria e Krujës vendosi të ankimojë vendimin e gjykatës me argumentet përkatëse.

Të fundit