Flash News

KRYESORE

Tërheqja e Gjiknurit nga komisioni për Reformën Zgjedhore, reagon PD: Krimet zgjedhore duhet të dënohen

Tërheqja e Gjiknurit nga komisioni për Reformën Zgjedhore, reagon

Vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike pasi Damian Gjiknuri deklaroi se është i gatshëm që të rishikojë pozicionin e tij në komisionin parlamentar të Reformës Zgjedhore, një ditë pasi kreu i PD, Lulzim Basha tha se “për sa kohë që kryetar i kësaj reforme është Damian Gjiknuri  nuk mund të ketë bashkëpunim”.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi e komentoi lëvizjen e Gjiknurit si të pamjaftueshme sa i takon akuzave ndaj tij, pasi krimet zgjedhore duhen dënuar dhe të ndiqen penalisht.

“Gjiknuri dhe ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe për të shkatërruar zgjedhjet dhe për të vjedhur votat, nuk duhet të jenë mes zgjedhjes për të dhënë dorëheqjen apo jo nga komisioni, por duhet të ndiqen penalisht dhe të shkojnë në burg për kryerjen e krimeve zgjedhore. Kjo nuk është kërkesë e opozitës, por është standard evropian dhe një nga kushtet e BE për hapjen e negociatave.

Të gjithë ata, përfshirë Gjiknurin dhe pjesën tjetër të anëtarëve të komisionit që janë pjesë e dosjes 184 dhe 339 nuk duhet të jenë pjesë  e komisionit për Reformën Zgjedhore, por në burg dhe të proceduar penalisht për krimet që kanë kryer”, u shpreh Bardhi.

Kushti i Bashës apo “çunat problematikë”, akuzat që ‘sakrifikuan’ Damian Gjiknurin në krye të Komisionit për Reformën Zgjedhore

Kushti i Bashës për Reformën Zgjedhore, tërhiqet Gjiknuri: I gatshëm të rishikoj pozicionin tim 

Të fundit