Flash News

KRYESORE

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, shkon në 22 numri i viktimave

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, shkon në 22 numri i viktimave

Shkon në 22 numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës rihter që goditi mbrëmë Turqinë.

Sipas të dhënave më të fundit (CNN Turk) nga Ministri i Brendshme Süleyman Soylu, Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum dhe Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca lidhur me tërmetin që preku më shumë zonën Elazig, deri tani bilanci i viktimave ka arritur në 22, ku 4 shtetas vdiqën në Malatya Doğanyol dhe 18 qytetarë humbën jetën në Elazig.

Po ashtu, ata thanë se kanë mbijetuar 49 persona, vetëm pesë mëngjesin e sotëm.  22 persona mendohet se janë ende nën rrënoja.

Ministrat e qeverisë Erdogan sqarojnë se deri tani janë shënuar 398 paslëkundje, ndërsa ka probleme me energjinë, transportin, komunikimin, gazin natyror dhe infrastrukturën.

Një tjetër problem me të cilin përballën aktualisht turqit pas tërmetit është edhe moti i ftohtë me temperatura të ulëta.

Të fundit