Flash News

KRYESORE

Tirana shpallet kampione pas 11 vitesh, festimet shoqërohen me gjoba dhe arrestime

Tirana u shpall zyrtarisht kampione e Kategorisë Superiore për sezonin 2019-2020, duke festuar kështu titullin e 25-të në histori për bardheblutë e drejtuar nga Emanuel Egbo.

Ekipi kryeqytetas siguroi matematikisht, 2 javë nga fundi i kampionatit, trofeun që kishin 11 vite që e prisnin.

Nuk munguan fishekzjarrët si dhe koret  “thumbuese” ndaj rivalëve të Partizanit.

Gjithashtu mësohet se mbrëmjen e djeshme janë vënë shumë gjoba nga ana e Policisë Rrugore dhe asaj të Rendit, për makinat e shumta të grumbulluara nga tifozët që ishin mbledhur për të festuar.

Në orët e vona të mbrëmjes ka pasur tension mes tifozëve dhe policisë, me këta të fundit që kanë vendosur edhe të arrestojnë tifozë, duke krijuar irritim tek pjesa tjetër.

[caption id="attachment_399528" align="alignleft" width="600"] Arrestimi i tifozëve[/caption]

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Urimet për skuadrën kampione të Shqipërisë kanë qenë të shumta, teksa nuk ka munguar një urim edhe nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare, publikon pamje nga festa e tifozëve ditën e djeshme, duke i uruar titullin Tiranës.

“Shumë urime TIRONËS, ekipit KAMPION  dhe të gjithë tifozëve të mrekullueshëm bardhë e blu , të cilët i përshëndes me këto pamje fantastike nga festa e mbrëmshme që ndriçoi të gjithë kryeqytetin.

Titulli KAMPION, plotësisht i merituar, i shton hijeshinë 100-vjetorit të Tironës kryeqytet!

Ashtu siç me të drejtë i madhi Kasem Hallulli e përjetësoi në këngë:

“O Tiron Tirona,

Ti do të jesh KAMPIONIA””, shkruan Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1585057148322226/

Të fundit