Flash News

KRYESORE

Tjetër tërheqje nga Qeveria: Opozita është institucion kushtetues; le t'i zgjidhim hallet tona bashkarisht

Tjetër tërheqje nga Qeveria: Opozita është institucion

Vendimi drastik i opozitës për djegien e mandateve ka bërë që përfaqësues të mazhorancës të jenë më të kujdesshëm në artikulimet publike.

Përveç kryeministrit Rama, që u shreh gati t'i shtrinte dorën opozitës, është zv/kryeministri Erion Braçe që deklaron se është gati të dëgjojë kërkesat e opozitës.

“Unë mendoj se kjo shtëpi bashkëdrejtohet me shqiptarët në radhë të parë, me aktorët dhe faktorët e saj. E mendoj këtë vend të përbashkët jo vetem per ne, por edhe për ata që nuk morën rezultatin që kërkonin. Janë institucion kushtetues në këtë vend. Natyrisht nese kjo shtëpi ka probleme, edhe halle duhen adresuar dhe duhen menaxhuar bashkarisht”, sqaroi Braçe në emisionin ‘Real Story’ në Vizion Plus duke shtuar se ‘pavarësisht se jemi njerez politik dhe pavarësisht postit që unë kam jemi qenie njerezore, jemi njerëz real’.

Rama shfaq shenja tërheqjeje: Dorë e shtrirë për dialog me opozitën

Të fundit