Flash News

KRYESORE

Trump urdhër këshilltarëve: Dergojini ftesë Vladimir Putinit për t’u takuar në Uashington

Trump urdhër këshilltarëve: Dergojini ftesë Vladimir Putinit

Presidenti Donald Trump i ka kërkuar këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton të ftojë Presidentin rus Vladimir Putin në Uashington këtë vjeshtë.

Lajmi vjen nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders pas takimit Trump-Putinin këtë javë në Finlandë.

Sanders tha se “tashmë kanë filluar diskutimet'' për një takim midis dy presidentëve në vjeshtë.

Mendohet se takimi mund të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë, por Sanders nuk e përcaktoi vendin.

Në një koment të bërë të enjten në Twitter, President Trump shkruante se mezi priste takimin e dytë me presidentin rus.

Trump thyen precedentin 25 vjeçar dhe kritikon hapur politikën monetare të Fed

Të fundit