Flash News

KRYESORE

Tsipras kërcënon Tiranën: Nëse informacioni që kemi do konfirmohet, bllokojmë negociatat

Tsipras kërcënon Tiranën: Nëse informacioni që kemi do

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka folur sot në Bukuresht për një ‘zhvillim negativ’ në raport me Shqipërinë, dhe që lidhet me pronat e minoritarëve grekë. Në konferencën e përbashkët me liderët bullgar, rumun dhe serb, Tsipras tha se nëse informacioni që ka mbërritur në Athinë do konfirmohet, kjo nuk do të ndihmonte prespektivën evropiane të Shqipërisë.

“Kohët e fundit po shikojmë zhvillime që nuk na pëlqejnë. Sot mësova që ka pasur një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek. Nëse është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ. Një çështje që fatkeqësisht neve nuk na jep optimizëm drejt perspektivës europiane. Nëse informacioni që kemi është i vlefshëm, nuk ekzistojnë parakushte për të ecur në këtë drejtim. Shpresoj të jem i gabuar. Sepse dëshira e të gjithëve është që hapat drejt perspektivës evropiane të bëhen realitet. Por, ne çdo shtet e shikojmë veç e veç”, raportohet të jetë shprehur Tsipras.

Në bazë të raportimeve të mediave greke, Aleksis Tsipras ka paralajmëruar edhe bllokimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në, nëse konfirmohet informacioni.

Gjatë konferencës, kryeministri grek ka kritikuar edhe Kosovën kur deklaroi se përparimi në dialogun me Serbinë “nuk është mbështetur në mënyrë të barabartë nga Prishtina.”

Të fundit