Flash News

KRYESORE

U akuzua për firma false e regjistrim në kundërshtim me ligjin, Patozi nis fushatën: Ne jemi oferta serioze

U akuzua për firma false e regjistrim në kundërshtim me ligjin,

Ndonëse u akuzua se është regjistruar në KQZ në kundërshtim me ligjin, dhe për falsifikimin e firmave të qytetarëve për regjistrimin e BD në gjykatë, Bindja Demokratike ka nisur fushatën elektorale një ditë pas Partisë Socialiste në pushtet.

Ndryshe nga PS, partia e Patozit, koordinator i BD, zgjodhi që t’u drejtohet qytetarëve me një video-mesazh, duke kërkuar mbështetjen në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndër të tjera, Patozi e cilëson BD si alternativën më serioze në këto zgjedhje, si dhe apelon që të mos votohet partia e Ramës dhe politikanët e tjerë.

“Për ne të gjithë, Shqipëria është e para. Për secilin nga përfaqësuesit tanë, qyteti i tij është i pari.

BINDJA DEMOKRATIKE është sot në shërbim të dashurisë dhe respektit për Shqipërinë dhe për qytetin.

Në këto zgjedhje ne kemi kandidatë për kryetarë dhe këshilltarë bashkie nga Tropoja, në Sarandë dhe nga Korça në Durrës. Punë të mbarë dhe suksese secilit prej tyre!

Edhe pse forcë e re politike, BINDJA vjen si një ofertë serioze për 30 qershorin, në kontrast të fortë me ”Rilindjen” e konsumuar, që kemi përballë, por edhe me të vjetrit e tjerë, që kanë ikur nga procesi.

Ndaj mos iu bind atyre që të ftojnë në të njëjtin eksperiment të dështuar, që konsumohet prej gati 30 vjetësh në Shqipëri, por voto BINDJEN tënde!

Ne kemi hyrë në këtë garë për të mundur dhe rivalizuar kandidatët e Partisë Socialiste, kudo ku marrim pjesë. Sepse nuk gjejmĕ asnjë ndryshim mes qeverisë së korruptuar në Tiranë dhe zgjatimeve të saj në të gjitha bashkitë e vendit.

Në këtë fushatë, nuk do t’i thërrasim kurrë qytetarĕt të mblidhen rreth nesh, por do të shkojmë ne të përulur tek ata për t’i dëgjuar. BINDJA DEMOKRATIKE shpall refuzimin për mitingjet acaruese të politikës së lodhur, të cilat janë, sa të sforcuara, aq edhe poshtëruese për zgjedhësit.

Le ta theksojmë që në formë diferencën e thellë që kemi me “Rilindjen” dhe modelin e saj të shëmtuar, duke qenë një ofertë e re për Shqipërinë dhe për qytetet tona.

Mos iu bind Edi Ramës dhe politikanëve të tjerë, që duan t’ju përdorin sërish për interesat e tyre të mbrapshta!

Voto BINDJEN tënde më 30 qershor!”, shprehet Patozi në video-mesazh.

Të fundit