Flash News

KRYESORE

U akuzuan për plagjiaturë, Demo dha dorëheqjen. Ç'rrugë do të ndjekë Blerina Gjylameti?

U akuzuan për plagjiaturë, Demo dha dorëheqjen.

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është akuzuar publikisht nga studiuesi Taulant Muka për plagjiaturë duke kopjuar artikujt e publikuar në revista të huaja. Për të njëjtën arsye akuzohet dhe zv. ministri i Arsimit Ervin Demo. Demo ditën e sotme nëpërmjet një reagimi në Facebook dha lajmin e dorëheqjes së tij.

Ndryshe nga ish-zv ministri i Arsimit, deputetja socialiste Blerina Gjylameti nuk ka reaguar ndaj akuzave që i janë bërë.

Në një vend të Bashkimit Evropian apo në çdo vend normal demokratik këto pretendime do të shkaktonin reagime të forta. Ditë më parë Politiko.al solli rastet e disa zyrtarëve të lartë në shtetet e BE-së që janë dorëhequr pasi janë akuzuar për plagjiaturë. Rasti i parë i bujshëm ishte ai i Karl-Theodor zu Guttenberg, ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë, që ka hyrë në histori si “skandali i Guttenberg”, raporton Politiko.al.

Mbetet për t’u parë nëse politikanja Gjylameti do të reagojë ndaj akuzave duke kërkuar falje publike,  do e kalojë në heshtje apo do të japë dorëheqjen si deputete nga Kuvendi i Shqipërisë.

Të fundit